Një ngjarje e rëndë mësohet se ndodhur në orët e mesditës në Vlorë. Mësohet se i riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, teksa në rrethana ende të paqarta është goditur nga skrepi dhe ka marrë plagë të mëdha. Ndonëse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra. I riu ka humbur jetën menjëherë. Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.