• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit: Të dielën nuk lejohet qarkullimi me makina në asnjë qytet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ditën e diel nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në asnjë qytet të vendit.


“Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.


Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin”, mbyllet njoftimi i Policisë së Shtetit.

8 Comments

  1. Kryeministri ja delegoi pushtetin policise???????
    I pari thote dilni policia mos dilni!

    Cilin te degjojme kush do na sqaroje 🤔

  2. Po mire, c’pune kane makinat me Covid-in..Nuk kemi degjuar asnjehere qe eshte infektuar njeri neper makina private! Apo, vk kot, ti mbyllim qytetet se jane bere si fecka ku xne vend te rrugeve kemi bulevarde pensionistesh qe shullohen ne diell e pjerdhin e shurrosin neper peme!

  3. Reportazhi i “Vrij Nederland” në 2008-ën: Si u arsimua Lulzim Basha, e shoqja, dhe kunati në Hollandë dhe lidhja misterioze e Bashës me doktorin e moshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu