• |
ide | kryesore

Policia ndryshon mendje: Nesër do lejohet lëvizja me makinë, por jo hyrje-dalja në zonat e kuqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do të lejohet lëvizja e lirë e këmbësorëve. Sipas uniformave blu, gjatë kësaj të diele do të lejohet lëvizja e makinave, por jo hyrje-dalja në zonat e kuqe. Po ashtu, nesër ndalohet edhe lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare..

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët.

Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

Edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.



2 Comments

  1. Policia qe deshët! Nje tufe psikopatesh dhe trafikantesh!

    Votojini prape tani, kopila kristaqesh!

  2. Policia ndryshon mendje????????????
    Kur ka vendosur ndonjehere policia per kete pune qe te vendos sot??????
    Çdo gje eshte bere me urdhin e te gjatit tone , Edhe kjo eshte veper vete e te gjatit tone . Dhe me keto vendime nje here keshtu dhe nje here ashtu shikohet se ç’shtet serioz jemi . Shtet facebook-u , shtet kartoni , sulltanat shtet ose me sakt akoma , narkoshtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *