• |
ide | kryesore

Rritet çmimi i biletave për koncertin e Loredanës

-Instant, Paparazzi, Slider



Për shkak të pandemisë, Loredana u detyrua të anulonte turin e saj. Tashmë që situata po normalizohet, Loredana ka treguar se disa prej biletave për turin janë shtrenjtuar, por edhe rimbursimi është i mundur për këdo që dëshiron të bëj një gjë të tillë.

“Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj virusit.

E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor”, shprehet mes tjerash Lori në sqarimin publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *