• |
ide | kryesore

Tentuan të kalonin kanabis drejt Greqisë, 4 të arrestuar në Kapshticë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 195 kg lëndë kanabis, ndërsa në pranga ranë 4 persona dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre. Droga ishte fshehur në mjetin kamion tip “Iveco”, me drejtues shtetasin S. V., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte si destinacion Greqinë.

Kontrolli ka vijuar më pas me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku u shfaqën dyshime se mbi karrocerinë e mjetit mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht në sipërfaqen e saj u gjet një sasi prej 195 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i kamionit (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”) u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pas shoqërimit të tij në polici, u bë zbardhja, dokumentimi i plotë i skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimi dhe në bashkëpunim me DVP-Tiranë, kapja e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Konkretisht u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit lëshuar nga Prokuroria e Korçës, për shtetasit:

Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vetëgjyqësi”). V. C., 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”). M. J., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i cili ka falsifikuar dokumentacionin e kamionit. Si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili së bashku me shtetasit Sh. H., dhe V. C., dyshohet të kenë qenë në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *