Janë zbardhur disa nga kërcënimet e grupit të Avdylajve ndaj policisë së burgut, kur kanë shkuar për të kontrolluar dhomën e të paraburgosurve. Në një procesverbal janë të regjistruara të gjitha mesazhet dhe kërcënimet që të burgosurit kanë bërë ndaj ndaj gardianëve.
Gjatë kontrollit, policia gjeti një celular, ndërsa dy të paraburgosur u bllokuan derën e banjës gardianëve.
“Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve në burgun e sigurisë së lartë.
Dje, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkoi futjen në izolim për 5 të paraburgosur, mes të cilëve edhe të pandehur të dosjes “339” pas konflikteve verbale dhe fizike që kanë patur me gardianët e burgut 313.
U kërkua izolim për thyerje të rregullave në qeli për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.
KERCENIMET
-A e dini se kush jemi ne?
-A e dini se kush jam unë, o spiuna?
-S’ka bir kurve që të më prangosë mua.
-Do keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje.
-Kam për t’ua q… robt dhe do t’ju zhduk e degjeneru o legena.
-Do t’ju vrasim e prsim ju që po nga ngacmoni… nuk kontrolloni dot Avdylajt ju.
-A më njef mua? A e di kush jam??!
-Do keni probleme! Ne ju njohim.
-Ua dimë shtëpitë ku banoni.
-Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto.
-Të njohim shumë mirë ty o Shpëtim. Ç’të duhet ty me na kontrollu. Kush e paska dhënë këtë urdhër?!
-Ta tregojmë ne qejfin ty, ke për ta shiku këtë punë se çfarë kemi për të bërë.
Hani një mut, plehra, jeni njëlloj si politikanët edhe ju, merreni me oficerë që zbatojnë urdhërat e eprorëve, ndërsa shefave të tyre u lëpini menderen.
Keta rrihni ju, jo kalamajt rrugeve.
Hajde shtet hajde, te qifsha Kolumbine e Eskobarit
Ky eshte shteti qe duam, Albakolumbia.