• |
ide | kryesore

Video/ ‘Grabitësi’ Andre Silva dhe goli i dytë radhazi i Piatek: shpërthen fundi i Bundesligës

-Instant, F1, Sport, Video



Në pritje të Bayern, që mund të përfitojë nga sfida e orës 18.30 me Fortuna Dusseldorf për të shkuar +10 nga Borussia Dortmund, vazhdon java e 29 e Bundesligës, nisur mbrëmë me suksesin e Bayer Leverkusen në Freiburg. Rezultate të rëndësishme jashtë fushe për Eintracht Frankfurt e Werder në zonën e poshtme të renditjes.

WOLFSBURG-EINTRACHT FRANKFURT 1-2
Sukses i Eintracht në fushën e Ujqve. Shumë dinak André Silva ti mbetet në dorë Pongracic (27′) në zonë: penalltinë e transformon vetë portugezi. Barazimi mbërrin falë një skeme tashmë të konsoliduar për Ujqit jeshilë: goditje dënimi e Arnold, devijim fitues me kokë i Mbabu. Në të 85′ vendosi takimin Kamada, me një digonale precize në spondin e Dost. Wolfsburg me këtë humbje arrihet në vendin e 6 nga Hoffenheim.



SCHALKE 04- WERDER 0-1
Për Schalke 04 ka vetëm ditë të zeza. Një tjetër humbje e diktuar këtë herë nga një neglizhencë në mesfushë e Todibo, që i hapi rrugën Bittencourt, për të shënuar me një të majtë të fuqishme që nuk i le asnjë mundësi Nubel (32′). Schalke është në pikiatë të plotë: 4 humbje në 4 ndeshje që ku ka rifilluar kampionati gjerman. Werder mbetet në vendin e parafundit, por tani është -2 nga Fortuna Dusseldorf (me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura) e -3 nga Mainz (një më shumë).

MAINZ-HOFFENHEIM 0-1
Për Mainz do të jenë telashe tashmë, pas një humbje në shtëpi përballë Hoffenheim. Müller në fakt e shpëtoi Mainz duke pritur penalltinë ndaj Zuber, por vetëm shtylla e goditur nga Quaison në goditje dënimi nuk mjafton për të shmangur disfatën. Pikërisht në të 43′ Bebou, i sapofutur në lojë, depërton në zonë mes dy mbrojtësve duke shënuar me të djathtën. Mainz luajtur gjithë pjesën e dytë në sulm, por pa kthjelltësinë e duhur: zona e rënies tani është fare pranë.

HERTHA-AUGSBURG 2-0
Dominimin berlinez në pjesën e parë, me Ibisevic (gjithnjë titullar në vend të Piatek, në fushë nga minuta e 64′) tepër i inspiruar në sulm. Goli i avantazhit është shënuar nga Dilrosun në minutën e 23′. Augsburg zgjohet në fund, por kaq nuk mjafton: vazhdon momenti magjik i Labbadia, që mund të festojë së bashku me Piatek, në golin e dytë radhazi: këtë herë polaku shënoi në të 92′, në një kundërsulm perfekt.


GERMANY – BUNDESLIGA

Hertha BSC 2 – 0 Augsburg
Mainz 05 0 – 1 Hoffenheim
Schalke 04 0 – 1 Werder Bremen
Wolfsburg 1 – 2 Eintracht Frankfurt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *