• |
ide | kryesore

15 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



15 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, shkon në 1136 numri total i të prekurve.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste. Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik, higjienën personale dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)
Testime totale – 16175
Testime molekulare – 14723
Testime serologjike – 1452
Raste pozitive – 1136

Raste të shëruara – 872
Raste Aktive – 232
Humbje jete – 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë – 148
Durrës – 27
Krujë – 17
Shkodër- 10
Kamëz – 10
Mat – 8
Lushnje – 6
Berat – 2
Fier – 2
Korçë – 1
Librazhd – 1



1 Comment

  1. Të bie në sy, se për çdo ditë që raportohet nga ministria e shëndetësisë për të dhënat për pandeminë, dalin vetëm femra e asnjë mashkull e së dyti në këto njoftime. kemi vetëm një tekst standart që ndryshon vetëm tek shifrat.
    Sot jashtë tekstit standart, paskemi edhe një “skjarim” të veçantë për një paciente të moshuar, për të cilën akoma nuk është zbuluar shkaku i vdekjes, ndonëse është verifikuar që ka qenë pozitive nga virusi.
    Kinezërira alla Edi Rama.
    Që për ta bërë këtë raportim dalin vetëm punonjëse femra të Ministrisë së shëndetësisë, kjo nuk na çudit, pasi Rama e ka thënë shpesh publikisht që unë besoj vetëm tek femrat, e këtë besim kërkon tju imponojë edhe gjithë shqiptarëve.
    Se përse paska kaq shumë besim Rama vetëm tek femrat, kjo ka të bëjë me psikozën e tij se të gjitha femrat shqiptare janë të marrosura pas tij, meqë Spiropali e sheh me admirim si Skënderbe.
    Kurse për “pavendosmërinë” e përcaktimit të shkakut të vdekjes të së moshuarës 82 vjeçare, të diagnostikuar me disa sëmundje të tjera, kinezëria del me dy autogola.
    Nga mjetet e fuqishme të komunikimit e informacionit me të cilat është pajisur sot e gjithë bota, besoj se vetëm fiset e izoluara indigjene të Amazonës në Brazil, nuk e kanë marë vesh, që “ujku” Covid 19, dëmet më të mëdha i ka bërë pikërisht tek të moshuarit që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike.
    Dihet që nga më të rrezikuarit nga kjo pandemi, kanë qenë personeli mjeksor që ka kontakte gjithë ditën me pacientë, dhe të moshuarit me sëmundje kronike.
    Përse duhej që kryegjahtarët e qeverisë, gjeneral Lleshi e Ard Veliu të angazhoheshin për të gjetur gjurmët e “ujkut” Covid, e të mos ju bëheshin teste së pari të gjithë personelit mjeksor e mandej të gjithë të moshuarve të verifikuar me sëmundje kronike ?
    Ishte një befasi për Lombardinë kur u pa që po vdisnin përditë qindra të moshuar me sëmundje kronike, por edhe mjekë e infermierë, por për Shqipërinë kjo nuk ishte një e panjohur sepse veç mjeteve të komunikimit, nga Italia venin e vinin për gati dy muaj me mijra udhëtarë me tragete.
    Pas një shkujdesje të plotë për rrezikun e pandemisë, vetëm kur u gjet “pacienti zero” . një djalë i ardhur nga Firence që infektoi 10 të tjerë, u kujtua Rama të mbyllte “ujkun Covid” në dhjetra familje shqiptare duke i detyruar që të karantinohen me dhunë,
    Sot kanë dalë të dhëna që epidemia e coronavirusit kishte hyrë në Shqipëri, që në kohën e tërmetit dhe është konstatuar se është rritur shumë numuri i vdekjeve tek të moshuarit me probleme pulmonare.
    Është thënë se VOA e Bild ka nxjerrë vetëm majën e ajzbergut të masakrave zgjedhore, por sa abuzime të tjera janë bërë edhe me reformën shëndetsore që e përgjysmoi numurin e mjekëve e infermerëve nga emigrimi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *