• |
ide | kryesore

Albin Kurti u ul traun mallrave nga Serbia, fillon reciprociteti

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi që nga sot të mos lejohet hyrja e mallrave nga Serbia, dokumentet e të cilave nuk i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues. Vendimi nxiti reagimin e Beogradit, të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, por edhe kundërshtimin e presidentit të Kosovës dhe të mandatarit të tij për formimin e qeverisë së re.

Sipas vendimit të qeverisë, asnjë maune me mallra serbe nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk shkruan Republika e Kosovës dhe të gjitha duhet të jenë të pajisura me leje hyrëse të lëshuara nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Vendimi i qeverisë do të mbetet në fuqi në afat të pacaktuar dhe është vazhdimësi e masave të reciprocitetit të vendosura më 31 mars. Që atëherë ishte lejuar që mallrat serbe të hynin me mbishkrimin Kosovë, por meqë në eksportet nga Kosova autoritetet serbë kërkuan që të vendoset mbishkrimi Republika e Serbisë, qeveria në Prishtinë vendosi të përgjigjej në mënyrë të ndërsjellë.

Vendimi i qeverisë nxiti zemërim në Beograd. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se masat e reja janë të papranueshme dhe nuk do të ketë bisedime derisa nuk hiqen ato.

Ndërsa, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, u shpreh i zhgënjyer me masat e reja të të qeverisë së Kosovës. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, zoti Lajçak tha se “këto veprime të njëanshme dëmtojnë rifillimin e bisedimeve duhet të hiqen menjëherë”. Ai ritheksoi se palët duhet të zbatojnë dhe të respektojnë marrëveshjet e arritura në të kaluarën.


Vendimi i qeverisë në detyrë u kundërshtua nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shkroi në rrjetet sociale se “në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada. Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës”, shkroi ai.

Ndërsa Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili është mandatar nga presidenti Thaçi për formimin e qeverisë së re, shkroi se “veprimet e fundit nga qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore. Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë. Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, shkroi zoti Hoti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi ndërkaq se “t’i mohosh Republikës së Kosovës parimin e reciprocitetit do të thotë t’i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët. Bisedimet zhvillohen ndërmjet të barabartëve dhe Serbia duhet ta shoh Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, shkroi zoti Kurti.


Bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian u pezulluan që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe.

Më 31 mars qeveria e kryeministrit tashmë në detyrë Albin Kurti, hoqi tarifat ndaj mallrave nga Serbia duke i zëvendësuar ato me vendosjen shkallë – shkallë të masave reciproke ndaj Serbisë. Vendimi qe mirëpritur nga Bashkimi Evropian por u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkojnë heqjen e yë gjitha pengesave për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Mospajtimet rreth kërkesave amerikane çuan edhe në përçarjen e koalicionit qeverisës ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila më 25 mars hodhi një mocion mosbesimit me të cilin u rrëzua qeveria e zotit Kurti.

Të enjten Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të një dekreti të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, pa lëvizjen Vetëvendosje. /Zëri i Amerikës



12 Comments

  1. O bole, je per tu ardhur keq, Bej qejf edhe edhe leto dy dit si kryeminister.
    Propagande ne ikje eshte kjo, e humbe seriozitetin qe pretendoje te kishe.
    Per tu ardh keq

    1. Perpara shqipe, vetem reciprocitet Kryeminister KURTI, prijesi i shqiptareve. “We can’t breath”, shqiptaret nuk mundet qe te marrin fryme, “no justic, no peace”, shqiptaret nuk jane kavie laburatorike, “albanian life matter”, o kriminela fundi po ju afrohet, diktatures globale, te mbeshtetur nga trinitria e mallkuar; djall i zi+shba+be, po i dridhet dheu nenkembe! Fundi i kriminelit nderkombetar, soros dhe bastardeve te tij, ne Shqiiperi, Kosove, Serbi (treshja e pederasteve; rama-vucic-thaci), eshte afer. ANTINJERIUTrama dhe bandes se tij, nuk ka se kush t’i vij me ne ndihme, nuk ka mbetur me askush qe ta shpetoje, “Pranvera Zezake” filloi ne Ameriken e madhe, do te perhapet ne Evrope, rradhen e ka “Pranvera Shqiiptare”, “pa drejtesi nuk ka paqe”. Popullit shqiptar i korruptuat dhe i blete edhe opoziten, tani nuk ka me amortizator, valethyes, negociator, ndermjet DIKTATORITrama dhe popullit te vjedhur, te vrare, te shtypur, te dhunuar, te perdhunuar, dy zgjidhje kane mbetur ja DIKTATORIrama dhe banda do ta zhdukin realisht kete popull, ja populli do ta zhduki DIKTATUREN, kupa u mbush! O DIKTATOR, o PEDERAST, gabohesh rende, kur mendon se shqiptareve, nuk u ngrihet

  2. Ky kurti mu si ato femijet e pakenaqur qe perplasin duar e kembe nga inati kur sje del e tyrja
    Tipik ballkanik inatci

    1. O Milanist, nese Greqia do na kerkonte ne qe ne shkembimet tregtare te mos shkruhej Republika e Shqiperise se sju pelqen grekeve, co do beje ti, do thoje siurdhero?!

      Ca plehrash paskeni qene mor ju qifte derri nonen. Pranaj sbohemi njerez ne se sduam vendin tone e ulim breket para cdo shteti kurve fqinj.

  3. E vetmja rrugë për kthimin e kësaj pronësie tek populli është prishja e kësaj marrëveshjeje. Nuk ka rrugë tjetër përpos detyrimit për prishjen e kësaj marrëveshjeje siç bëri paraardhësi i juaj me reformën në drejtësi. Detyrojini të pranojnë sistemin danez me lista të hapura. Të jeni e sigurt se do t’a pranojnë se kanë shumë mëkate dhe tremben …

    Po në instancë të fundit le të provojnë “dashurinë” e popullit ndaj tyre siç e provoi edhe Ramiz Alia. I pari i vendit, komunisti doli ballë për ballë me një inxhinier dhe humbi… Kjo është demokracia!

    Le t’a provojnë ballë për ballë, Edi dhe Luli, Damiani dhe Bylykbashi, Taulanti dhe Monika, Spiropali dhe Albana Vokshi e kështu me radhë të gjitha këto figura groteske të politikës se çfarë përkrahje do kenë në popull? Kjo është “arena” e vërtetë e demokracisë. Kjo bie ndryshimin e madh që do populli dhe jo ajo që duan ata Edi dhe Luli…

    Nëse ata nuk duan dhe nuk i detyron dot se cenohet “sovraniteti” i vendit, atëherë le të bëhet referendum… Populli le të vendosë se kë do: listat e mbyllura apo “ndeshjen” ballë për ballë e të fitojë më i miri.

    Preteksti i “kohës” është thjeshtë lojë… këtë lojë duhet të zhbëni ju ambasadore, nëse doni të bëni një “sevap” për popullin shqiptar…, të shpëtojë nga kjo klasë politike kusare, vrastare e antihumane… të shpëtojë nga këto “shushunja politike”! .

  4. Perpara shqipe, vetem reciprocitet, Kryeminister KURTI, prijesi i shqiptareve. “We can’t breath”, shqiptaret nuk mundet qe te marrin fryme, “no justic, no peace”, shqiptaret nuk jane kavie laburatorike, “albanian life matter”, o kriminela fundi po ju afrohet, diktatures globale, te mbeshtetur nga trinitria e mallkuar; djall i zi+shba+be, po i dridhet dheu nenkembe! Fundi i kriminelit nderkombetar, soros dhe bastardeve te tij, ne Shqiiperi, Kosove, Serbi (treshja e pederasteve; rama-vucic-thaci), eshte afer. ANTINJERIUTrama dhe bandes se tij, nuk ka se kush t’i vij me ne ndihme, nuk ka mbetur me askush qe ta shpetoje, “Pranvera Zezake” filloi ne Ameriken e madhe, do te perhapet ne Evrope, rradhen e ka “Pranvera Shqiiptare”, “pa drejtesi nuk ka paqe”. Popullit shqiptar i korruptuat dhe i blete edhe opoziten, tani nuk ka me amortizator, valethyes, negociator, ndermjet DIKTATORITrama dhe popullit te vjedhur, te vrare, te shtypur, te dhunuar, te perdhunuar, dy zgjidhje kane mbetur ja DIKTATORIrama dhe banda do ta zhdukin realisht kete popull, ja populli do ta zhduki DIKTATUREN, kupa u mbush! O DIKTATOR, o PEDERAST, gabohesh rende, kur mendon se shqiptareve, nuk u ngrihet

  5. Po pse shani Kurtin?
    Se i bie qe serbi ka te drejte.
    Po keta serbet qe e mbajne veten me lart se shqiptaret pse nuk tregohen tolerante?
    Mardheniet jane rreciproke.
    Serbet jane me mire se ne po mbeten akoma fshatare ballkanas. Kjo qe them nuk eshte per fshataretspiunaevgjiterpertacehajdutintrigante te qelbistanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *