• |
ide | kryesore

Aurel Plasari: Basti që fitova pas shkrimit të Ramës për Teatrin në “Le Monde”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“LE MONDE” NJË MIJË E NJËQIND

Uromëni. Sepse sot kam fituar një bast me katër miq. Fluturonin nga gëzimi kur e përditshmja pariziane “Le Monde”, e paraqitur për lexuesit shqiptarë si “prestigjiozja”, kishte botuar një artikull në të cilin e quante prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria një akt barbar: “En Albanie, le Théâtre national détruit par le gouvernement, un acte barbare”.

Isha jo vetëm pa pikë dalldie, por krejt shpërfillës. Më detyruan t’ua shpjegoja miqve atë shpërfillje duke i sqaruar që mund të ishte fjala për një rrëshqitje momenti të “prestigjiozes”, artikull pa kurrfarë pagese, me sa dukej. Ndërsa afërsisht mbas një jave, u premtova, do të lexonin po në atë “prestigjioze” një artikull të prishësit të të ndërtesës kulturore me vlera disafish historike. Aty do t’u tregohej francezëve historia me-kokë-poshtë, duke argumentuar vërtetësinë e gënjeshtrave.

Çudi e madhe! Si ka mundësi që u desh përpikmërisht një javë sa artikulli me-kokë-poshtë të shfaqej te “prestigjiozja”?

Qysh kur kam pasur rast të bëj të njohur me të përditshmen franceze “Le Monde” e pata mësuar që ajo funksiononte si njëfarë pike referimi e së majtës pariziane, madje më sak e inteligjencies franceze “të haviarit”, siç quhet ajo inteligjencie që, nga njëra anë, qan hallet dhe zavallet e klasës punëtore, ndërsa nga tjetra jeton për vete në luks e në zdërhallë. Hipokrizi e gjallë. E beson kush që nuk u paguaka për shërbime të vyera një e përditshme e tillë?

Pyetjes që bëra nuk ka nevojë t’i përgjigjem unë, sepse në Francë ia kanë dhënë një përgjigje dy autorë, gazetarët Pierre Péan dhe Philippe Cohen, me një libër që tronditi opinionin publik i cili, jo rrallë, edhe i zinte besë me tërë mend “objektivitetit” të së përditshmes pariziane me “prestigjin” e madh. Libri titullohet “La face cachée du Monde” (Fytyra e fshehur e “Le monde”-it), i botuar më 2003 me një sukses të jashtëzakonshëm: vetëm ditën e parë të daljes 60 000 kopje të shitura, ndërsa më shumë se 200 000 në tërësi.

Libri ishte rezultat i investigimit të dy gazetarëve, të cilët ia nxirrnin në publik të lintat e palara “pretigjiozes”: duke filluar nga lidhjet financiare që ia tjetërsonin gazetës “asnjanësinë” aq të pretenduar, te lobingjet përkundrejt pagesave, te përdorimi i asaj që në Francë quhet “pouvoir d’intimidation” dhe me radhë. Ç’mund të them unë më shumë? Asgjë përveçse të nxis – ndonjë të interesuar – t’ia hedhë një sy këtij libri.

Ja pra se përse e prisja kthesën e “prestigjiozes”, duke e ditur që, për ç’i takon “objektivitetit”, “asnjanësisë” e dokrra kësi lloji, ajo nuk është aspak “e virgjër”. E virgjër në atë kuptim që arvaniti i madh Marko Boçari, në Fjalorthin e tij të ndershëm për konsullin frëng Pouqueville, ia përktheu atij thjesht “e paqirë”. Nuk është e tillë “Le Monde”-i dhe prandaj mban: ku ka vatur mija, le të vejë edhe qindi. /Marrë nga faqja në Facebook e Aurel Plasarit



17 Comments

  1. Keta mediat e huaja jane bere si ambasadoret, i hidhen ne fyt Rames derisa marrin cekun e radhes qe per dreq del nga xhepi jone (Ambasadoret paguhen qe para se t’i hidhen ne fyt). Fushatat mediatike te Rames te ashtuquajtuara per pastrimin e baltes, na kushtojne shtrenjte. Prandaj media te huaja aspak te nderuara mos shkruani me per ne se nuk kemi leke t’ju financojme. Duhet nje hetim dhe per kete pune

    1. Po jo o Neri joooo.
      Ata e dine shume mire se keto lloj lajmesh nuk kane asnje efekt ne opinionin frances . Prandaj kane lene nje faqe speciale ne gazeten e tyre per artikuj te paguar. Duhet financuar gazeta vlla.
      Keshtu qe kur paguan PD ja ata botjne shkrimin e PDs , kur paguan PSja ata botojne shkrimin e PSs.
      Duhen euro vlla.
      Atyre as qe ju rruhet fare per teatrin.
      Keshtu jane kthyer kati 80% e gazetave sot ne europe.

  2. Bashkeshortja e Nikolin Jakes si pronare e vetme e kompanive AGS SHPK dhe SORI-AL ka fituar gjate viteve te fundit 51 tendera duke i marre buxhetit te shtetit 12 milione euro.

    Kompania që ka thyer rekord është SORI-AL qe ka fituar plot 42 tendera.

    Nga ana tjetër, kompania tjetër, AGS SHPK, ka fituar 9 tendera në total. Përkatësisht 3 në pushtetin lokal, duke kapur shifrën mbi 1 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në sektorin e shëndetëtësisë kanë fituar 6 tendera me vlerë mbi 3 miliardë lekë.

    Në këto tendera, zonja Tafani ka ofruar shërbimet e kompanive të saj për ushqim në spitalet e vendit si dhe shërbimin e lavanderisë. Kujtojmë se një skandal me këto tendera ishte ai i larjes së çarçafeve ku për 42 ditë i kanë marrë QSUT mbi 300 milionë lekë, ose ushqimi i ofruar për pacientët, të cilët vetë e kanë denoncuar si skandaloz në rrjetet sociale.

  3. YMER GELBAZA ,CARLO BOLINO,BATON HAXHIU DHE KOL SALLAKU ,ENDE PO LEHIN PER ORGANIZATEN E EDI RAMES thotë:

    KUR TE DEL EDI RAMA DHE TE THOT KALOVA AQ MIRE ME ATA TE GAZETES LE MOND SIQ BERI ME BILD-in

    1. E kupton Kryetari i Birose, Plasarin o lab. Ti mos e sforco veten te kuptosh Plasarin se eshte “mission imposible” per ty.

    1. Kush je ti qe shan Plasarin. Eshte figura me ekselente dhe poliedrike e pubicistikes, kritikes letrare dhe e intelektualizmit shqitar.

  4. Ky gjatosh-palloshi eshte

    “jo i virgjër”

    pra ne fjalorin e Marko Boçarit do ishte

    “i qirë”…

    Kshu po, merr kuptim gjithshka

  5. SI DO QE TE JETE FRANCA ESHTE KUNDERSHTARE E ALBANIS KETE E DIME TE GJITHE KETE NUK E DIN EDIRAMA ENVER HOXHA DHE KADARE TE TJERET E DINE TE GJITHE POR NUK E THONE SA HERE QE ALBANIA KA QENE NE RREZIK KJO FRANCA POR SLLAVE I KA VENE GJURIN NE FYTE ORIGJINAL SI ATA POLICET TEK TEATRI APO TEK LIQENI 15-VJECARI KETE VEPRIM KA BERE FRANCA …………

  6. O loqja e majte e salihut pyet Mimozen kush eshte plasari,pastaj pyet dhe motren e plasarit per te thene kush eshte plasari,e beri salihu drejtor i biblotekes kombetare shko pyet cfare beri per tete vjet drejtor,plasaridhe lubonja e kane personale me edin per nje bast treshe ne vitin 90 kush do beje mire ne demokraci,basti eshte fituar dhe inati eshte ne kulm dhe nuk lene rast pa sulmuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *