• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen dhuron $200,000 në ndihmë të protestuesëve

-Instant, Paparazzi, Slider

Vrasja e George Floyd nxiti revoltën e njerëzve fillimisht në Amerikë dhe tani nëpër të gjithë botën. Prej ditësh, po organizohen protesta masive kundër racizmit dhe dhunës së policisë, të cilat kanë marrë përmasa të paparashikueshme në shumë vende.

Kryengritjes duket se po i bashkohen në forma të ndyshme edhe figurat publike. Chrissy Teigen, ka dhuruar së fundmi $200,000 si garanci për protestuesit e arrestuar. Fillimisht, përmes një statusi në Tëitter ku ironizoi dhe presidentin Trump, Teigen njoftoi se do të kontribuonte me $100,000 për të mbrojtur nevojat e protestuesëve rreth vendimit. Dikush, shkroi diçka të pakëndshme në statusin e saj që më pas u fshi, prandaj si përgjigje Chrissy ndërroi mendje.


“Oo atyre mund t’ju duhen më shumë para, kështu që bëjini $200,000!” Shumë vende të Amerikës prej më shumë se 5 ditësh janë përfshirë në protesta të rrezikshme kundër vrasjes së padrejtë që iu bë Floyd-një burrë me ngjyrë i paarmatosur që u vra barbarisht nga një polic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu