• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Masakra ne Kurbin dhe shpërthimi në Tiranë lidhen me njëra-tjetrën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dy ngjarjet e rënda të ndodhura një pas një mbrëmjen e djeshme në Kurbin dhe Tiranë dyshohet se janë të lidhura me njëra tjetrën.

Dy persona u ekzekutuan në parkingun e një hoteli në Kurbin, ndërsa pak minuta më vonë një shpërthim tritoli në hotelin e Ervin Matës zgjoi Tiranën.

Sipas policisë, ngjarjet kriminale kanë ndodhur në një hark kohor prej vetëm disa minutash. Vrasja e dyfishtë në Kurbin ndodhi në orën 22:17, ndërsa shpërthimi i tritolit në 22:40.

Siç mëson Lapsi.al, hije dyshimi ngrihen mbi një lidhje të mundshme mes këtyre dy ngjarjeve kriminale.

Vrasja e dyfishtë në Kurbin 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e hotelit A&A në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër.

(Plumbat nga atentati i djeshëm) 

Viktimë ka mbetur biznesmeni Bujar Lika, ndërsa i plagosuri Paulin Gjergji humbi jetën sot në spital. I plagosur mbeti edhe një i ri 21-vjecar me inicialet K.L.

Viktima e parë që dyshohet edhe si shënjestra e atentatit, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve.

(Hoteli ku ndodhi ngjarja) 

Shpërthimi i tritolit në Tiranë 

Një shpërthim tritoli ndodhi në orën 22:40 në rrugicën e ndërmjetme mes një lokali dhe hotel ‘Victoria’ që e zotëron familja e Ervin Matës, pranë QSUT-së në Tiranë.

Nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet. Në cepin anësor të hotelit “Victoria” që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët mësohet se shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash. Targa e makinës së autorëve është zbuluar nga policia.

Ervin Mata është një emër i njohur për policinë dhe opinionin publik si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Për këtë ngjarje akuzohet komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar komandon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i cili deri sot nuk është vënë në pranga. ©LAPSI.AL 



5 Comments

    1. Pse kaq rende fuggrismst sot … jeni xheloze per elvanen?? Nuk eshte me i fejuar me elvanen
      Mos u bej celoz kot.?

      Me mire hiq dore se ktij i pelqe pjeshka jo suma jote me mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *