Dy ngjarjet e rënda të ndodhura një pas një mbrëmjen e djeshme në Kurbin dhe Tiranë dyshohet se janë të lidhura me njëra tjetrën.
Dy persona u ekzekutuan në parkingun e një hoteli në Kurbin, ndërsa pak minuta më vonë një shpërthim tritoli në hotelin e Ervin Matës zgjoi Tiranën.
Sipas policisë, ngjarjet kriminale kanë ndodhur në një hark kohor prej vetëm disa minutash. Vrasja e dyfishtë në Kurbin ndodhi në orën 22:17, ndërsa shpërthimi i tritolit në 22:40.
Siç mëson Lapsi.al, hije dyshimi ngrihen mbi një lidhje të mundshme mes këtyre dy ngjarjeve kriminale.
Vrasja e dyfishtë në Kurbin
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e hotelit A&A në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër.
(Plumbat nga atentati i djeshëm)
Viktimë ka mbetur biznesmeni Bujar Lika, ndërsa i plagosuri Paulin Gjergji humbi jetën sot në spital. I plagosur mbeti edhe një i ri 21-vjecar me inicialet K.L.
Viktima e parë që dyshohet edhe si shënjestra e atentatit, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve.
(Hoteli ku ndodhi ngjarja)
Shpërthimi i tritolit në Tiranë
Një shpërthim tritoli ndodhi në orën 22:40 në rrugicën e ndërmjetme mes një lokali dhe hotel ‘Victoria’ që e zotëron familja e Ervin Matës, pranë QSUT-së në Tiranë.
Nga shpërthimi i tritolit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet. Në cepin anësor të hotelit “Victoria” që e zotëron familja e Ervin Matës, nga hyrja e rrugës kryesore, autorët mësohet se shkuan me makinë, nuk zbritën, por nga dritarja e saj hodhën tritolin, i cili shpërtheu pas 4 minutash. Targa e makinës së autorëve është zbuluar nga policia.
Ervin Mata është një emër i njohur për policinë dhe opinionin publik si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.
Për këtë ngjarje akuzohet komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar komandon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i cili deri sot nuk është vënë në pranga. ©LAPSI.AL
i lumte k@rri ketij dashnorit te elvanes
po i krasit si barrin keta morrat e lac mamaurasit
Pse kaq rende fuggrismst sot … jeni xheloze per elvanen?? Nuk eshte me i fejuar me elvanen
Mos u bej celoz kot.?
Me mire hiq dore se ktij i pelqe pjeshka jo suma jote me mut
Albanistan=kulumbistan
Po vrave do te vije dita dhe ty
maloket e PeDes lajne hesapet me njeri tjetrin Lerini te vriten qente e ndyre