• |
ide | kryesore

Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit pranon udhëtimin e Ramës në Paris

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike për udhëtimin e kreut të qeverisë në Paris këtë fundjavë.

Sipas Fugës, kryeministri ka udhëtuar në Paris për 24 orë, me avionin që përdoret vetëm për arsye pune, dhe pa qëllim fitimi, sipas një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA duke pranuar kështu udhëtimin e kreut të qeverisë në një kohë kur vendi ndodhet ende në emergjencë kombëtare për shkak të pandemisë.


“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!” – shkruan Fuga në Twitter.

Megjithatë Fuga nuk jep sqarime se ç’është kjo vizitë punë në fundjavë dhe për më tepër nuk kemi parë që Ramën atje ta ketë pritur ndonjë personalitet apo qeveritar. Ajo që Rama duhet të sqarojë është qëllimi i vizitës dhe nëse edhe ai, sipas ligjit që ka miratuar vetë do të karantinohet në banesë për 14 ditë pas kthimit nga jashtë. ©LAPSI.al

12 Comments

      1. Thashe, pyeta, pse eshte e ndaluar 😉 ?! Reforma u be, Njerezit e “paster” dhe “asnjanes” u vune ne krye..Kprokurorin e kemi (nuk ka bere as gek e as mek po si kallep eshte aty) Gjykata kushtetuese me Becaj( qe e “shkelmoi” presidenti) dhe Dvoranin (qe me ato dhembe e ka shkelmuar gomari i komshiut), funksionon..pse ke dyshime ti?

  1. E turpshme eshte te mbrosh dike qe vjedh leket e varfanjakeve shqipetare e i perdor per qejfet personale..sa turp o dallkauke mavi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu