• |
ide | kryesore

Gjesti fisnik i McKennie, në fushë me Schalke në nderim të Floyd: “Drejtësi për George

-Instant, Sport



Humbja tragjike e George Floyd nga policia ka provokuar rebelime të ndryshme në të gjithë Amerikën e në vecanti në Minneapolis, vendi ku humbi jetën qytetari amerikan. Imazhet e policit që mbante gjurin mbi qafën e Floyd kanë bërë zhiron e botës e futbollisti amerikan i Schalke 04, McKennie, ka dashur ta kujtojë në mënyrën e tij djaloshin, duke zbriti në fushë me shiritin në krah në nderim të tij: “Drejtësi për George Floyd”.

Në mbrëmje McKennie, me origjinë nga Teksas por i rritur në Gjermani, ka postuar në rrjetet sociale një koment në lidhje me cështjen Floyd e ngjarjet që tronditën Minneapolis. “Të jem në gjendje të kthej vëmendje mbi një problem që vazhdon prej kohësh më bën të ndihem më mirë!!!,” ka shkruar 21vjecari. “Duhet të ngrihemi e të luftojmë për atë në të cilën besojmë: është koha që duhet të na dëgjojnë!”, përfundoi McKennie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *