• |
ide | kryesore

Hollywood dhuron para që të lirohen personat e arrestuar gjatë protestave

-Instant, Paparazzi, Slider



Vdekja e George Floyd, afroamerikanit që u vra nga policia gjatë arrestimit ka shkaktuar një reagim të jashtëzakonshëm në SHBA. Njerëzit prej disa ditësh protestojne në rrugët e më shumë se 30 qyteteve, kundër brutalitetit të policisë dhe dhunës që ata ushtrojnë ndaj njerëzve me ngjyrë. Ka pasur protesta përplasje me policinë, të vdekur, arrestime dhe godina e biznese që i është vënë zjarri.

Reagim ka pasur jo vetëm nga qytetarët amerikanë, por edhe nga personazhet e famshëm. Një prej të parëve që ngriti zërin mbi këtë çështje ishte John Boyega, aktor i “Star Wars”, i cili doli kundër policisë dhe akteve raciste. Tani, yje si Don Cheadle, Steve Carell, Jaelle Monae e të tjerë janë duke ndihmuar që arrestohen nga policia. Që nga dita e enjte aktorë, këngëtarë apo sportistë kanë dhuruar para për “Minnesota Freedom Fund”, një organizatë jofitimprurëse e cila ndihmon që të lirohen personat e arrestuar, me të ardhura të pakta ekonomike . Në këtë rast janë duke u ndihmuar protestuesit që janë duke u arrestuar gjatë këtyre ditëve. Reperë si Noname, Kehlani apo aktori Seth Rogen ishtin të parët që postuan foto të fondeve që po dhuronin për organizatën dhe të tjerët ndoqën veprimin e tyre. Me postimet në Twitter, me mbishkrimin “matched” ata tregojnë se po dhurojnë që të lirohen protestuesit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *