• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta kitaristi i njohur

-Instant, Paparazzi, Slider
Kitaristi i grupit “Kiss”, Bob Kulick, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i rokerit, Bruce, përmes një postimi në Instagram.

“Me zemër të thyer më duhet ta shpërndaj lajmin për vdekjen e vëllait tim, Bob Kulick. Dashuria e tij për muzikën dhe talenti si muzikant dhe producent duhet të kujtohet gjithmonë”. “E di se ai tani është në paqe me prindërit e mi, duke luajtur në kitarë sa më zhurmshëm që është e mundur”. “Ju lutem, respektojeni privatësinë e familjes Kulick gjatë kësaj periudhe pikëllimi”, ka shkruar Bruce Kulick, i cili po ashtu ka qenë pjesë e grupit “Kiss” në të kaluarën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu