• |
ide | kryesore

Nga ‘lepurushe’ e Playboy në presidente: Anamaria Prodan kërkon të blejë klubin rumun

-Instant, Sport



Ishte e njohur si menaxherja më seksi e futbollistëve në botë, por tani Anamaria Prodan kërkon më shumë se kaq e mendon për blerjen e një klubi. Ish-lepurushja e Playboy synon të bëhet numri 1 i FC Hermannstadt, klub në Rumani.

Prodan u bë e famshme për transferimin më të kushtueshëm në historinë e Anderlecht, që mori Nicolae Stanciu nga Steaua Bukuresht për 9 milionë euro. Bukuroshja, por edhe shumë e aftë, 47 vjecare në 2009 arriti të bëhej presidente ekzekutive e FC Snagov, ndërsa tre vjet më pas e kreu këtë funksion edhe tek FC Cluj.

Si menaxhere, Prodan ka patur klientë të famshëm të kohës si Adrian Mutu, ndërsa tani sipas gsp.ro, ky pozicion i rri ngushtë dhe kërkon të blejë një shoqëri e vetme, për ta administruar sipas mënyrës së saj. FC Hermannstadt është zgjedhja e Prodan, pavarësisht borxheve që ka klubi rumun e kushedi nëse imazhi i tyre nuk përmirësohet menjëherë me një presidente si Prodan.

View this post on Instagram

❤️ @prodanstavroscouture

A post shared by Anamaria Prodan Reghecampf (@anamariaprodanreghecampf) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *