• |
ide | kryesore

Olta tregon njohjen me partnerin dhe planet e martesës

-Instant, Paparazzi, Slider



Olta Gixhari po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël dhe këtë e tregon edhe më mirë në rrjetet sociale. Në një intervistë live me “Story”, Olta ka zbuluar detaje mbi shtatzëninë dhe partnerin e saj.

Gixhari ka treguar se çifti e kishin planifikuar për të hedhur këtë hap të rëndësishëm. “Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram”, është shprehur aktorja. Ajo gjithashtu ka zbuluar se partneri dëshiron që fëmija i parë të jetë djalë, por ata ende nuk e kanë parë gjininë. Olta ka folur më detajishr edhe për personin që i ka rrëmbyer zemrën, duke theksuar se: “Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit”. Por, aktorja mund të zbulojë vetëm diçka: “Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq.”

Çifti janë njohur për Krishtlindje dhe siç rrëfen Olta, shumë më vonë ka ardhur edhe puthja e parë. “Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë”, është shprehur Olta.

Jo vetëm kaq, pasi aktorja ka treguar se pas karantinës, do të organizojnë dasmën dhe tashmë, përveç bebushit, pritet të zbulohet detajet e para të eventit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *