• |
ide | kryesore

Qeveri transitore dhe përfshirje të Kushtetueses/ Ç’po ndodh pas dyerve të mbyllura të “zgjedhores”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur që prej orës 19.00 me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit Politik që po diskuton ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve. Burime të lapsi.al nga brenda takimit thonë se në tryezë janë propozimet e opozitës për krijimin e një qeverie kujdestare para zgjedhjeve dhe angazhimin e Gjykatës Kushtetuese në procesin e animimit të rezultatit ose procesit. Të njëjtat burime thanë se opozita ka depozituar një natë më parë të gjitha propozimet e saj që kanë të bëjnë me garantimin e votës.

“Gjëja pozitive është se në tryezë nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore. Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve”, – thanë të njëjtat burime. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Pra nuk ka ndryshim sistemi. Do te kemi perser lista te mbyllura. Diskutohet vetem ku do te ankohen partite respektive per votat qe do i vjedhin njera-tjetres per te mos humbur deputete si Gjuzi apo Spiropali.
    Ne te s’emes vafshin.

  2. Derra jane te gjithe. Asgje nuk ndryshon. E njejta histori do perseritet prape 8 vjet me vone po me rrole te nderuar. Ne nuk bejme dot shtet.

  3. Deri ne 2050 nuk ka ndryshim sistemi! Keshtu ka vendosur ai cifuti qe ka hedhur paret neper fondacione dhe OJQ-ra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *