• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore, negociatat i merr në dorë Ambasada e SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA-ve në Tiranë është angazhuar në vetë të parë për të bindur palët që të bien dakord për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

Lapsi.al mësoi se në takimin që po mbahet me dyer të mbyllura të Këshillit Politik po merr pjesë edhe Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Ian Crawford

Ai është takuar fillimisht kokë më kokë me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin dhe pas më shumë se 1 ore takimit i është bashkuar edhe Petrit Vasili ndërsa në takim mungon ende Rudina Hajdari. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Bashkeshortja e Nikolin Jakes si pronare e vetme e kompanive AGS SHPK dhe SORI-AL ka fituar gjate viteve te fundit 51 tendera duke i marre buxhetit te shtetit 12 milione euro.

    Kompania që ka thyer rekord është SORI-AL qe ka fituar plot 42 tendera.

    Nga ana tjetër, kompania tjetër, AGS SHPK, ka fituar 9 tendera në total. Përkatësisht 3 në pushtetin lokal, duke kapur shifrën mbi 1 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në sektorin e shëndetëtësisë kanë fituar 6 tendera me vlerë mbi 3 miliardë lekë.

    Në këto tendera, zonja Tafani ka ofruar shërbimet e kompanive të saj për ushqim në spitalet e vendit si dhe shërbimin e lavanderisë. Kujtojmë se një skandal me këto tendera ishte ai i larjes së çarçafeve ku për 42 ditë i kanë marrë QSUT mbi 300 milionë lekë, ose ushqimi i ofruar për pacientët, të cilët vetë e kanë denoncuar si skandaloz në rrjetet sociale.

  2. Po opoziten hajdare-parllamentare te kujtim bektashi gjuzit nuk e paskan thirr ???
    Aaaa, mos kshu se nuk eshte serioze per kaparatën

  3. o na rrofshin leshte !tani qe e mori ne dore banda amerikane reforma u varros .po ku ka bythe rama te dale kunder por eshte sigjithmone bandeambasada qe hedh gurin e fshehe doren .e mbeshtete nga pas dhe ben lojera qe gjoja eshte per kompromis .opozita duhet te shperfille kete bande mafjoze dhe te dale ne protesta deri ne shporrjen e bandave.banda amerikane qe eshte ne fuqi eshte kunder shqiptareve dhe kete po e tregone si ne kosove edhe ne shqiperi.ikja erames ne paris ishte e qellimeshme ne marreveshje me bande ambasaden amerikane osbe dhe fytyreqenin soreca ndrageta,

    1. Mire e ke,tjua thyejme hundet revizionisteve amerikane dhe borgjezeve europiane,rrofte rusia dhe repubkika popullore e kines,te shporrim amerikanet dhe europianet dhe te lidhemi me afganistanin…o zot fali se nuk dine çfare thone…!

  4. E vetmja rrugë për kthimin e kësaj pronësie tek populli është prishja e kësaj marrëveshjeje. Nuk ka rrugë tjetër përpos detyrimit për prishjen e kësaj marrëveshjeje siç bëri paraardhësi i juaj me reformën në drejtësi. Detyrojini të pranojnë sistemin danez me lista të hapura. Të jeni e sigurt se do t’a pranojnë se kanë shumë mëkate dhe tremben …

    Po në instancë të fundit le të provojnë “dashurinë” e popullit ndaj tyre siç e provoi edhe Ramiz Alia. I pari i vendit, komunisti doli ballë për ballë me një inxhinier dhe humbi… Kjo është demokracia!

    Le t’a provojnë ballë për ballë, Edi dhe Luli, Damiani dhe Bylykbashi, Taulanti dhe Monika, Spiropali dhe Albana Vokshi e kështu me radhë të gjitha këto figura groteske të politikës se çfarë përkrahje do kenë në popull? Kjo është “arena” e vërtetë e demokracisë. Kjo bie ndryshimin e madh që do populli dhe jo ajo që duan ata Edi dhe Luli…

    Nëse ata nuk duan dhe nuk i detyron dot se cenohet “sovraniteti” i vendit, atëherë le të bëhet referendum… Populli le të vendosë se kë do: listat e mbyllura apo “ndeshjen” ballë për ballë e të fitojë më i miri.

    Preteksti i “kohës” është thjeshtë lojë… këtë lojë duhet të zhbëni ju ambasadore, nëse doni të bëni një “sevap” për popullin shqiptar…, të shpëtojë nga kjo klasë politike kusare, vrastare e antihumane… të shpëtojë nga këto “shushunja politike”! .

  5. PROPORCIONAL KOMBETAR ME LITSA TE HAPURA
    VOTIM E NUMERIM ELEKTRONIK
    ORGANIZIMI I ZGJEDHJEVE NGA GJYQSORI
    REFERENDUME
    PRESIDENTI NGA POPULLI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *