• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore, OSBE nxjerr blof Damian Gjiknurin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga pikat më “të nxehta” të debatit të reformës zgjedhore është identifikimi biometrik i zgjedhësve. Opozita këmbëngul që ditën e zgjedhjeve çdo qytetar që paraqitet në qendrën e votimit të identifikohet nëpërmjet shenjave të gishtave dhe jo duke paraqitur vetëm kartën e identitetit apo pasaportën.

Sipas opozitës kjo shmang votimin në emër të personave të tjerë që nuk janë fare në Shqipëri dhe që dërgojnë me sms nga jashtë numrat e kartave të identitetit. Identifikimi me shenjat e gishtave shmang mbushjen e kutive nga komisionerët, shmang votimin familjar si dhe manipulimin e komisionerëve me votën e personave që nuk ndodhen në vend dhe që nuk janë në dijeni se dikush tjetër voton për ta.

Mazhoranca në fillim e pranoi, por papritur ndryshoi qëndrim. Përfaqësuesi i socialistëve në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se identifikimi biometrik nuk mund të aplikohej në zgjedhjet e radhës duke u justifikuar me një letër të mbërritur nga OSBE sipas të cilës, ky proces nuk duhej të kryehej në të gjithë vendin njëherësh, por vetëm në 10% të territorit.

“Jemi dakord, por nuk mund të vihen në dyshim zgjedhjet se nuk punoi teknologjia. Uroj që kjo mos përdoret si sebep. Ne nuk kemi dhënë dot garanci 100%. ODIHR ka kthyer përgjigje e thotë se rekomandohet se teknologjia nuk duhet më shumë se 10% e duhet bërë shkallë – shkallë” – u shpreh Gjiknuri, citon lapsi.al.

Por ndryshe thotë kreu i OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt në një intervistë në Vizion +. I pyetur se a është e realizueshme kërkesa e opozitës për aplikimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin dhe të një projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik, ambasadori thotë se kjo është e mundshme.

“Pikë së pari, lejomëni të theksoj se tani po prekim çështje të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kjo është diçka e mundshme. Di dy shtete pjesëmarrëse të OSBE-së, që e përdorin identifikimin biometrik. Pra, në parim, është e mundur.

Nevojitet konsensus dhe ky konsensus duhet të jetë i shpejtë, pasi zbatimi kërkon kohë. Duhet bërë procesi i prokurimit, duhet përgatitur pajisjet, duhen kalibruar, duhen futur të dhënat, duhen testuar, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem ditën e zgjedhjeve.

Pra, shqetësimi im është koha – duhet të ndodhë shumë shpejt. Nëse vendoset, ne, sigurisht, do ta mbështetim Shqipërinë për zbatimin. Por ky është plotësisht vendim që i takon Shqipërisë ta marrë” – tha Borchardt.

Kjo tregon një tjetër qëndrim të OSBE-së, ndryshe nga ai që mbështet me forcë Gjiknuri dhe Partia Socialiste. A është kjo një tentativë për të t’ua lënë sërish administrimin e zgjedhjeve “çunave problematikë”? Duket se nuk është e lehtë ndarja prej tyre. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Sa mire funksionon E Albania pse eshte kaq e veshtire te funksionojne pashaportat biometrike ??!!! keta jane thjeshte mafioza

  2. EDHE KETA KURVAT E OSBESE E KANE KUPTUAR QE NUK I MBROJNE DOT ME KETO FUNDERRINA . E KANE KUPTUAR QE POPULLI NUK I DO ME AS KETA TE BE SE JANE TREGUAR PAZARXHINJ NE KURRIZ TE TYRE . DIFERENCA E TYRE ME TANET ESHTE SE KETA E I NUHASIN GJERAT DHE DINE TE THONE STOP KURSE KURVAT TONA VAZDHOJNE I BIN GAJDES NE NJE VRIME

  3. Pa realizuar ndryshimin e sistemit ,
    votimin e numerimin elektronik ,
    larg duart e partive nga organizimi i zgjedhjeve
    dhe pa lejuar referendumet , ky vebd nuk do kete me paqe .
    Dhuna dhe revoltat do jen te vazdhueshme .
    Vejini gishtin kokes para se te hani karin bytheve o politikan kurva

  4. Votimi elektronik minimizon vjedhjen e votave dhe mbushjen e kutive. Pse ka frike PS te miratoje keto masa kur jane te sigurt se i mbeshtet POPULLI? Apo se e dine qe jane ne pushtet me vota te vjedhura, identitete te vjedhura, emigrante te vjedhur qe votoijne pa qene ne Shqiperi, lere pastaj te numurosh parate qe hedhin per te blere nje pjese te votuesve, vendet e punes qe shtohen me punesime 3-6 mujore, asistenca e kempe qe riten drastikisht para zgjedhjeve dhe hiqen qe diten qe mbarojne zgjedhje. Cudirat e planeve te Rilindjes per te vjedhur votat ne zgjedhjei dime te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *