• |
ide | kryesore

Rihanna reagon për protestat

-Instant, Paparazzi, Slider



Rihanna ka reaguar për vrasjen e Geoge Floyd, i cili vdiq në duart e policit këtë javë.

Rihanna përmes Instagramit reagoi e zemëruar dhe trishtuar për vrasjen e George Floyd, shkruan DailyMail. “Teksa shikoi popullin tim që vritet dhe linçohet ditë pas dite, më rëndon zemrën time! Tema e të qëndruarit larg shoqërisë, thjesht për të mos dëgjuar sërish George Floyd, duke kërkuar pa pushim jetën e tij”, filloi këngëtarja 32-vjeçare në postimin e saj. Në fillim të kësaj jave, Floyd një person afrikano-amerikan i paarmatosur, përjetoi vdekje të tmerrshme në duart e policisë në Minneapolis, Minesota. Rihanna vazhdoi: ‘Dukja argëtuese, gëzimi i pastër në fytyrën e këtij fanatiku, vrasësi, vjedhësi, derri, Derek Chauvin, më përhumb mua !!” Këngëtarja pyet se a është normal një veprim i tillë dhe cili është motivi i një vrasjeje të tillë.

Polici i Minneapolis i akuzuar për vrasjen e Floidit, Derek Chauvin, u arrestua të premten dhe u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, thanë zyrtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *