• |
ide | kryesore

Rrëzohet avioni në Nettuno: humbin jetën dy kampionët e notit

-Instant, Sport

Një lajm dramatik trondit notin italian. Një avion super i lehtë është rrëzuar pak pas ngritjes në ajër nga shkolla e fluturimit Crazy Fly, në Nettuno, në rrugën Avezzano. Kanë humbur jetën të dy personat në bord. Bëhet fjalë për dy notarë: 22 vjecarin nga Forli Fabio Lombini e 23 vjecari roman Giole Rossetti, që duket se ka qenë në pilotim. Sipas asaj që bëhet e ditur, avioni është rrëzuar pas ngritjes e ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta.

Lombini, medalje e argjendtë në kampionatin dimëror të 2017 në 200 m stil i lirë me kohën 1’44″60, e në xhiron e kombëtares italiane në Universiadën e Taipei e në kampionatin europian në pishinë të shkurtër në Copenhagen në 2017, po kryente një stërvitje kolegjiale në qendrën federale në Ostia i ndjekur nga përgjegjësi teknik Stefano Morini e i shoqëruar nga trajneri i tij Alessandro Resch.


Federata “e tronditur, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjarët e miqtë. Ngushëllimet vijnë gjithashtu nga Presidenti Paolo Barelli, nga presidentët e nderit Lorenzo Ravina dhe Salvatore Montella, nga nënkryetarët Andrea Pieri, Francesco Postiglione dhe Teresa Frassinetti, nga sekretari i përgjithshëm Antonello Panza, nga këshilli dhe nga zyrat federale, nga drejtori teknik i ekipit kombëtar të notit Cesare Butini dhe të gjithë lëvizjes ujore “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu