• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli pranë hotelit të Ervin Matës në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia lajmëron se rreth orës 22:40 të së dielës, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasëse. Sipas policisë si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Mësohet se bëhet fjalë për Hotel Victoria në pronësi të babait të Ervin Matës i njohur si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Policia thotë se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *