• |
ide | kryesore

Video/ I ati mbronte, i biri shënon: Thuram ngjit Gladbach të tretin në Bundesligë

-Instant, Sport, Video



Në javën e 29 të Bundesligës, Borussia Moenchengladbach mposht 4-1 Union Berlin dhe e sheh veten në vendin e tretë në shoqërinë e Bayer Leverkusen, duke kapërcyer Leipzig (që ka një ndeshje më pak). Në Borussia-Park avantazhi i dyfishtë i vendasve me Neuhaus e Thuram: djali i mbrojtësit kampion bote Lilian Thuram është gjunjëzuar në kujtim të George Floyd, afroamerikanit që humbi jetën në 25 maj në Minneapolis. Union shkurtoi diferencën me Andersson, por Thuram e Plea mbyllën historinë në pjesën e dytë.

Marcus Thuram dëshironte të shënonte për të treguar solidaritetin e tij, duke bërë një gjest të thjeshtë por me shumë kuptim. Më shumë se zakonisht mundohet para portës. Iu desh gati një pjesë loje por goli mbërriti më në fund. E pas komplimenteve të shokëve, i biri i Lilian u gjunjëzua në kujtim të George Floyd. Goli është ai i 2-0, sepse më parë kishte shënuar Neuhaus, duke shrytëzuar përgjumjet e mbrojtjes së Berlin. E kështu vjen një fitore e rëndësishme për Mönchengladbach, që kthehet në zonën-Champions.

Shumë e ngadaltë mbrojtja berlineze, në vështirësi vazhdimisht kundër shpejtësisë së trios Thuram-Plea-Herrmann (325 prezenca me Borussia për të fundit, duke kaluar Ewald Lienen në vendin e 10 të të gjitha kohëve). Union krijoi vetëm iluzionin se mund të vinte në diskutim ndeshjen (50′) kur ngushtoi diferencën falë goditje me kokë të Andersson.

Por ishte shkëndija e vetme e miqve, që rrezikuan të rrëzoheshin në goditjen e dënimit të Bensebaini e një tentativë të Herrmann, përpara se të ktheheshin në statuja mbrojtëse duke lejuar golin e tretë të Thuram e pokerin e Plea (81′). Në klasifikim, ‘Gladbach e Bayer janë në kuotë të njëjtë pikësh 56, +1 mbi Leipzig në vendin e pestë. Union mbetet me 31, me katër pikë avantazh ndaj Fortuna Düsseldorf, e treta nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *