• |
ide | kryesore

Yllit të City i bastisin shtëpinë: hajdutët dalin qetësisht me 500 mijë stërlina

-Instant, Sport



Një shifër e rëndësishme mund të konsiderohet ajo që hajdutët kanë marrë nga shtëpia e Mahrez. Sipas asaj që bën të ditur ‘The Sun’, sulmuesi anësor i Manchester City ka mbetur viktimë e një vjedhje në apartamentin e tij, që ka një faturë të rëndë financiare: 500 mijë stërlina mes parave, fanellave të rralla të futbollit, byzylykëve të florinjtë e tre orëve luksoze që kushtojnë 230mijë, 40 mijë e 35 mijë stërlina.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në vendngjarje, duke verifikuar edhe mënyrën e hyrjes në apartament: keqbërësit e kanë studiuar mirë planin e veprimit dhe kanë lëvizur të pashqetësuar me thesarin e rrëmbyer.

E megjithatë për Mahrez ka shkuar shumë më mirë se ajo qëi ndodhi ish-mbrojtësit të majtë të Chelsea dhe Anglisë, Ashley Cole. Anglezi ra viktimë e një grabitje me dhunë në vilën e tij në hyrje të Londrës, me keqbërësit të cilët – në momentin që gjetën ish-futbollistin vetëm në shtëpi – e kërcënuan, duke e lidhur tek një karrige, ndërsa grabisnin shtëpinë. “Një eksperiencë e frikshme – ka treguar një burim anonim për The Sun -. Kanë studiuar me shumë mundësi lëvizjet e Cole, ishin profesionistë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *