• |
ide | kryesore

Blake Lively dhe Ryan Reynold bëhen pjesë e protestës duke dhuruar 200 mijë $

-Instant, Paparazzi, Slider



Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë dhuruar 200.000 dollarë për protestat që po bëhen për George Floyd, nën moton “Jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi”.

Çifti i aktorëve theksuan se me këtë gjë ata duan të edukojnë veten e tyre ‘përmes eksperiencës së personave të tjerë’, duke iu referuar vdekjes së afro-amerikanit.

Ndërkaq, Blake përmes një postimi në rrjetin social Instagram kishte reaguar pas ngjarjes që kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi duke i mësuar fëmijët tanë më ndryshe se sa prindërit tanë na mësuan neve”, ka shkruar ajo.

“Javën e kaluar ne kemi kontribuar me 200 mijë dollarë në organizatën ‘NAACP Legal Defense Fund’. Ne qëndrojmë të sigurt ndaj kësaj organizate dhe liderit të saj. Dhe ky është vetëm fillimi”, shtoi Blake.

Dyshja nuk janë të vetmit që kanë ndihmuar financiarisht protestuesit, Chrissy Teigen dhe Harry Styles janë dy të famshëm të tjerë që kanë ndarë një shuma të konsiderueshme për ta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *