• |
ide | kryesore

Blatter zbulon konspiracionin amerikan mbi FIFA-n: “Unë viktimë e SHBA-së, Infantino një megaloman”

-Instant, F1, Sport



Në shenjestër është gjithnjë Gianni Infantino, presidenti i Fifa-s. E kanë sulmuar fillimisht Michel Platini, pastaj Sepp Blatter, njerëzit që kanë udhëhequr futbollin europian e botëror përpara se të rrëzoheshin nga skandalet që i detyruar të largoheshin nga pozicionet e tyre. Sot, pesë vjet nga dorëheqja (u krye në 2 qershor 2015) kthehet të flasë pikërisht Blatter, të cilit Infantino i mori vendin e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, që 84 vjecari zviceran e drejtoi për 17 vjet, duke nisur nga 1998. E fjalët e ish-bosit të futbollit botëror – dhënë për agjensinë zvicerane ATS – janë të rënda: “Infantino – ka deklaruar ai – ka dashur ta bëjë futbollin një makinë të madhe parash, duke e cuar Kupën e Botës me 48 skuadra, Botërorin e femrave me 32 e atë për klube me 24. Por është e pamundur të zmadhosh gjithcka menjëherë. Sapo mori pushtetin u kap nga megalomania”.

Duke folur për veten, e duke u mbrojtur, Blatter vazhdon të përcaktojë veten si viktimë e sistemit: “U dorëhoqa për shkak të presionit të SHBA. Thanë se duhet të hiqej koka. Unë hoqa dorë nga mandati im e papritur FIFA nuk ishte më një organizatë mafioze për gjykatat amerikane. E duket se Infantino e hapi rrugën drejt presidencës falë kontakteve me prokurorin federal Lauber. Platini u nxorr jashtë se kishte shitur votën në favor të Botërorit në Qatar, e pra tani askush nuk ka ndërmend ti spostojë. Mund të zhvilloheshin në Angli, Gjermani, Japoni ose Shtetet e Bashkuara. Unë vetë kisha propozuar SHBA por, nëse do ndodhte kështu, historia do më kishte dhënë të drejtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *