• |
ide | kryesore

Brenda dokumentarit tronditës të Netflix, “Jeffrey Epstein:Filthy Rich” (FOTO/VIDEO)

-Instant, F1, Paparazzi



Jeffrey Epstein: Filthy Rich; një prej atyre dokumentarëve që shqyrton se si një person i pasur me shumë ndikim në New York arriti ti shmanget krimit për abuzim seksual dhe trafikim seksual për dekada të tëra. Por, po aq thelbësisht ky dokumentar i ka dhënë mundësi të mbijetuarve të ndajnë historitë e e tyre me publikun.

Jeffrey Epstein: Filthy Rich': Survivors have their say in Netflix ...

4 seritë, bazuar në librin e vitit 2016-të të James Patterson “Filthy Rich”, përfshin disa intervista me femrat e mbijetuara; gjurmon një rrjet të njerëzve të fuqishëm të akuzuar se suportonin sjelljen dhe veprimet e paligjshme të Epsteinit. Të gjitha rrëfimet e femrave të abuzuara tregojnë të njëjtën histori. Madje një prej femrave tregon se është pëërdorur seksualisht dhe nga persona të tjerë, biznesmenë përsona me ndikim të madh në Amerikë, etj, por pa përmendur emra. Dobësia e Jeffrey ishin femrat me një të kaluar traumtike dhe mjaft të varfër. Ato ishin shënjestra e bilionerit të Palm Beach. Edhe nëse ato nuk pranonin të kryenin mardhënie, duhet të rekrutonin femra të tjera për të kënaqur dhe për ti përmbushur dëshirat Epstein.
Këto seri dokumentojnë se si akuzat për abuzim seksual e ndoqën Epstein për vite me rradhe përpara se ligji të vepronte. Megjithëse thashethemet dhe spekulimet u zbehën, ai u arrestua në korrik të 2019-ës me akuzën e trafikimit seksual. Arrestimi ishte i bazuar në akuzat se Epstein kishte paguar vajza të vogla, disa prej të cilave ishin minorene, për seks dhe i përdori ato për të rekrutuar femra të tjera që prej 2002, sipas një aktakuze penale të pazbuluar në gjykatën federale të Manhattan vitin e kaluar.

Filthy Rich është ankoruar nga të mbijetuarit e abuzimit të Epsteinit, gra të rritura taashmë, që jetojnë në të gjithë botën. Nëpër shumë histori të tyre, ata kujtojnë se ishin rekrutuar ose kishin rekrutuar vajza të tjera për të shkuar në pronat e Epsteinit në Palm Beach dhe Neë York City ose në ishullin e tij privat në Ishujt e Virgjër të Sh.B.A për të bërë seks me Epsteinin, shpesh nën maskën se po punësoheshin për t’i dhënë masazhe.

Virginia Roberts Giuffre in 'Filthy Rich'

©LAPSI.AL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *