• |
ide | kryesore

Durrësi pa drita dy ditët e ardhshme, zbulohen zonat e prekura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për shkak të punimeve nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), në datat 2 dhe 3 qershor, do të mungojë energjia elektrike në disa zona të Durrësit. Remontet në rrjetin 110kV të linjave Rrashbull – Sallmone (Sukth), Kavajë – Rrashbull dhe Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), do të kryhen gjatë fashës së orarit 09:00 – 13:00, dhe prek zonat sipas datave:

2 qershor 

Golem qender, Seferaj, Mali Robit, stan I ri, Qerret, Posta e policisë, hotel “Malvina”, stacion i trenit Golem, Shkembi Kavajë, Kastrati, Golem plazh, Viena, Miami beach dhe ish-Kompleksi “Xixa”

3 qershor 
Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), bizneset gjatë autostrades,4 Rruget, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shenavlash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *