• |
ide | kryesore

Foto e Liverpool që u bë virale: të gjithë në gjunjë për Floyd

-Instant, Sport



Vazhdojnë pa ndërprerje protestat e botës së sportit në kujtim të George Floyd e kundër racizmit. E gjitha skuadra e Liverpool, kampione Europe në fuqi është ulur në gjunjë në rrethin e mesfushës, përpara nisjes së seancës stërvitore, duke imituar gjestin e famshëm të Colin Kaepernick, ish-lojtari i NFL që gjatë himnit amerikan protestonte kundër brutalitetit të policisë kundër minorancave e kundër padrejtësive raciale. Foto është publikuar në rrjetet sociale nga mbrojtësi i Reds Joe Gomez: “Bashkimi është fuqia” me hashtag “Jetët e të zinjve vlejnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *