• |
ide | kryesore

FOTO/ Kush është ish-pronari i Nikolinos që u ekzekutua në Laç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Paulin (Gjergji) Marku është një nga viktimat e atentatit të dy netëve më parë në Kurbin, ku humbi jetën edhe biznesmeni tjetër Bujar Lika (Hasani) si edhe u plagos 21 vjeçari, Kreshnik Tusha, që aktualisht ndodhet në spital. Nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi i vërtetë i atentatit ndërsa policia ende nuk ka dhënë ndonjë detaj nga hetimet. Mësohet se Paulin Marku (në foton më poshtë), njihej si pronari i ish-bar “Nikolinos” në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë. Ai tashmë zotëronte disa kompani si “Antoni New York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania”.

Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë. Viktima tjetër, Bujar Hasani (Lika) është një kontingjent i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i përfshirë në një ngjarje në periferi të Tiranës. Ai kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. E kaluara e tij është një nga pistat ku po heton policia me qëllim zbardhjen e atentatit të mirë-organizuar.

FOTOLAJM: Bujar (Hasani) Lika, një nga dy të vrarët në mënyrë ...
Bujar Lika

Autorët kanë qenë 4 persona dhe janë prezantuar si efektivë policie. Ndërsa 2 prej tyre kanë hapur zjarr ndaj viktimave, 2 të tjerë kanë hyrë në hotelk ku kanë mbajtur nën vëzhgim djemtë e njërit nga viktimat. Mister mbetet edhe 21-vjeçari i plagosur në spital. Ai këmbëngul se nuk ka pasur të bëjë me ngjarjen dhe se ka qenë rastësisht aty. Në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë dhe hetuesit po verifikojnë nëse ka pasur shkëmbim zjarri apo ajo u përket autorëve. ©LAPSI.al

Vrasja e dyfishtë në Kurbin, Policia ngre disa pista për atentatin ...
Bujar Lika



4 Comments

  1. Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do pranonin të votonin qeverinë “Meksi 2”, pas zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit 1996.

    Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do të lejoheshin skemat mashtruese piramidale gjatë vitit 1996.

    Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do votonin Sali Berishën për një mandat të dytë presidencial më 3 mars 1997, kur vendi gjendej në gjendje shtetrrethimi.

    Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk do e lejonin presidentin Berisha ta çonte vendin në luftë civile më 13 mars 1997.

    Po të ishin kaq ideal deputetët që zgjidheshin nga populli, nuk e mbanin më në këmbë qeverinë “Berisha 1”, pasi shpërtheu Gërdeci me 26 viktima më 15 mars 2008.Ja dhe nje shpellkare cecen i familjes berisha shkoj ne te semes me te shumtit

  2. Se ca lidhje ka komenti yt me lajmin vetem mami jot e di. Po pse nuk ka idealiste ben qef ti mer te qifsha rracen e kuqe. Sipas logjikes tende liberhale ky popull te mira I paska pas gjithmone nga komunistet. Ske faj ti jo, fajin e ka kali I trojes “berisha” qe I denoi per kafe se te kishte qene per te tjere I kishin var ne mes te Tirones mer kelysh kurve

  3. @22:54 mos u merr me te se qeka rrot kari..do kete hum rrugen i shkreti, ne vend te shkonte ke tema..ose e ka cu mjero me bolelinon italjone me mision

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *