• |
ide | kryesore

John Legend flet për distancimin nga Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



John Legend ka treguar së fundmi në një intervistë për ‘The Times’ për shoqërinë me reperin Kanye West.

Artisti ka pohuar se distanca midis tyre nuk lidhet aspak me mbështetjen e West për Presidentin e Amerikës, Donald Trump.
“Nuk besoj se jemi më pak shokë për shkak të Trump. Mendoj që secili nga ne po merret me gjërat e veta, jemi në dy vende të ndryshme. Të dy ne kemi familjet tona për të cilat kujdesemi, nuk kemi më raporte biznesi me njëri-tjetrit dhe ky është thjesht rrethi i jetës”, ka pohuar Legend. Kujtojmë se kohë më parë John së bashku me partneren e tij, Chriss kalonin më shumë kohë me familjen Kardashian, megjithatë me kalimin e kohës duket se marrëdhënia e tyre është ftohur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *