• |
ide | kryesore

Kushtetuesja publikon vendimin/ Gati votimi i qeverisë së re në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, duke i hapur kështu rrugë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

LDK-ka, si parti e dytë që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, ka thënë vazhdimisht se është gati, porse është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese njofton Koha Ditore.

Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit, ndërkohë sot në konstatimet e saj, në pikën 2, thuhet se “Vendos të shpallë njëzëri që dekreti (nr. 24/2020) i 30 prillit i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit ‘Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës’, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (shpërndarje e Kuvendit) të Kushtetutës së Kosovës”.



1 Comment

  1. Albin Kurti tregoi, dhe pse per shume pak kohe, qe nuk eshte i denje te qeverise Kosoven. U tregua i papjekur, dhe inatcor.
    Nuk arriti dot te marre hijen e liderit, por perkundrazi, dukej sikur donte ti luftonte te gjithe, ende pa forcuar pozitat e tij.
    Zhgenjim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *