• |
ide | kryesore

Mick Schumacher i destinuar për F1: paradoksale, do marrë vendin e atij që zëvendësoi të atin

-Instant, Sport



Në karantinë është stërvitur më shumë se më parë sepse në të ardhmen e tij është Formula 1. Ai është Mick Schumacher që, për talent e mbiemër, është i destinuar të përsërisë gjurmët e të atit Michael. 2021 mund të jetë viti i duhur për të bërë kapërcimin në kualitet në timonin e Alfa Romeos. Shumë do të varet nga rezultatet në këtë vit të dytë në Formula 2, nëse do të garohet, sepse gjermani kërkon ta fitojë atë vend duke punuar në pistë. Pastaj operacioni i marketingut do të jetë përbërës, por Mick nuk do një rol sa për shfaqje.

Dyert e hapura tek Alfa falë Ferrarit në të cilin bën pjesë përmes projektit Driver Academy: skuadra satelit e Maranellos është gati ta mirëpresë krahëhapur. Ndoshta në krah të Antonio Giovinazzi, duke qenë se Kimi Raikkonen mund të tërhiqet në moshën 42 vjecare. Një shenjë e fatit, duke qenë se ishte pikërisht finlandezi që zëvendësoi të atin Michael Schumacher tek Ferrari në kohët e tërheqjes së parë nga garat. Ndërkohë, Mick mezi pret të kthehet në pistë me F2 team Prema, pas debutimit një vit më parë me ulje e ngritje. Një fitore, ndonjë pozicionim i rëndësishëm e disa gabime, por që i kanë shërbyer për tu rritur. Rrugëtimi i tij është shenjuar, por duhen akoma shumë km eksperiencë për të mos u djegur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *