• |
ide | kryesore

Payet fiton 100 mijë euro në javë, por refuzon shkurtimin e pagës: “Jam kryefamiljar”

-Instant, Sport



Në kohën kur futbolli bëhet gati të fillojë në shumë vende europiane, në Francë kampionatet janë ndaluar e jo pa polemika. Shumë klube duhet të bëjnë llogaritë tani me problemet ekonomike që derivojnë nga ndalesa e detyruar e shumë prej tyre, mes të cilëve Marseille, kanë propozuar për të teseruarit e tyre shkurtimin me 30% të pagesës. Jo të gjithë janë dakord, si në rastin e yllit të skuadrës marsejeze Dimitri Payet: “Pozicioni im është i qartë, jam edhe baba e kryefamiljar e kam interesa për tu kujdesur” ka komentuar lojtari duke refuzuar shkurtimin e pagës.

Payet fiton rreth 100mijë euro në javë tek Marseille, por nuk ka ndërmend të marrë 1\3 më pak për një periudhë kohe: “Kam pagesa të rëndësishme financiare për të mbajtur e impenjime për të respektuar. Roli im është ai për të mbrojtur interesat e mia e ato të familjes sime – ka thënë lojtari për Le Journal de l’ile de La Reunion – pa vënë në rrezik klubin, të gjithë e dinë sa I lidhur jam me këtë skuadër”.

Ajo e Payet në fakt nuk është protesta e vetme për momentin. Edhe Ezequiel Garay, mbrojtësi i Valencias që rezultoi edhe pozitiv me Covid-19 në mars, ka qenë lojtari i vetëm i klubit andaluz që refuzoi shkurtimin e pagesës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *