• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në rrugën e re të Rinasit, lëndohen dy të miturit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e re të Rinasit, me pasojë plagosjen e dy të miturve.

Policia sqaron se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar, të cilët ndodhen në spital.


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu