• |
ide | kryesore

Pjanic mesazh i koduar në katër gjuhë për Juventus: “Koha nuk prêt askënd”

-Instant, Sport



Miralem Pjanic po e kalon në vëmendjen e merkatos pauzën e kampionatit. Mesfushori i Juventus është në qendër të bisedimeve të bardhezinjve me Psg e Barcellona e në këtë trio negociatash boshnjaku ka dashur ti japë një mesazh të koduar shoqërisë bardhezi: “Koha nuk prêt askënd. Shiko përpara e shko drejt asaj që beson”. Për herë të parë, në krahasim me të shkuarën, postimi është shkruar në katër gjuhët kryesore, përfshirë atë spanjolle e franceze.

Një detaj merkato apo një rastësi, do ta thotë vetëm koha. Sigurisht që fati i Pjanic duket më larg nga Torino, nga Juventus e Italia. Kërkesat e nivelit të lartë për boshnjakun nuk mungojnë, ashtu si vlerësimi dhe interesi. Të parët që lëvizën për boshnjakun, që Sarri kërkon ta zëvendësojë me Jorginho e Chelsea, është Barcellona, që është larg akordit me Juventus, që kërkon në këmbim Arthur ose Ansu Fati. Edhe Psg është gati ta rikthejë Pjanic në Ligue 1 vite distancë nga eksperienca me Lion.

Pjanic ndërkohë, “sheh përpara e shkon drejt asaj që beson” duke sjellë në vëmendje një markë orësh. Koha nuk pret, ai gjithashtu, e Juventus është i paralajmëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *