• |
ide | kryesore

Qershori me masa të reja lehtësuese/ S’ka më zona të kuqe, nga sot të hapura kufijtë, plazhet, parqet, palestrat dhe futbolli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Muaji qershor ka filluar për Shqipërinë me masa të reja lehtësuese të cilat u prezantuan vetëm disa ditë më parë.

Nga sot hapen kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kamponati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.

Tashmë gjithçka do të jetë e hapur përveç aktiviteteve kulturore, kinemave, teatrove, klubeve te natës, pishinave, grumbullimeve masive, dasmave, konferencave, dëgjesave publike, tubimeve.



1 Comment

  1. E vetmja rrugë për kthimin e kësaj pronësie tek populli është prishja e kësaj marrëveshjeje. Nuk ka rrugë tjetër përpos detyrimit për prishjen e kësaj marrëveshjeje siç bëri paraardhësi i juaj me reformën në drejtësi. Detyrojini të pranojnë sistemin danez me lista të hapura. Të jeni e sigurt se do t’a pranojnë se kanë shumë mëkate dhe tremben …

    Po në instancë të fundit le të provojnë “dashurinë” e popullit ndaj tyre siç e provoi edhe Ramiz Alia. I pari i vendit, komunisti doli ballë për ballë me një inxhinier dhe humbi… Kjo është demokracia!

    Le t’a provojnë ballë për ballë, Edi dhe Luli, Damiani dhe Bylykbashi, Taulanti dhe Monika, Spiropali dhe Albana Vokshi e kështu me radhë të gjitha këto figura groteske të politikës se çfarë përkrahje do kenë në popull? Kjo është “arena” e vërtetë e demokracisë. Kjo bie ndryshimin e madh që do populli dhe jo ajo që duan ata Edi dhe Luli…

    Nëse ata nuk duan dhe nuk i detyron dot se cenohet “sovraniteti” i vendit, atëherë le të bëhet referendum… Populli le të vendosë se kë do: listat e mbyllura apo “ndeshjen” ballë për ballë e të fitojë më i miri.

    Preteksti i “kohës” është thjeshtë lojë… këtë lojë duhet të zhbëni ju ambasadore, nëse doni të bëni një “sevap” për popullin shqiptar…, të shpëtojë nga kjo klasë politike kusare, vrastare e antihumane… të shpëtojë nga këto “shushunja politike”! .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *