• |
ide | kryesore

Raporti i Forbes për Kylie që tronditi showbizz, nën akuzë dhe Kriss Jenner

-Instant, Paparazzi, Slider



Lajmi që ka “tronditur” botën e showbiz-it është padyshim raporti i fundit që u publikua javën që shkoi nga “Forbes” duke dhënë detaje që në fakt Kylie Jenner nuk është më miliardere. Revista pretendon se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar dhe se ajo mund të ketë gënjyer për suksesin e kompanisë së saj të kozmetikës. Madje Kylie rrezikon edhe burg për këto mashtrime dhe i duhet të përballet me ligjin. Por përpos Kylie Jenner, tanimë akuzohet edhe e ëma dhe njëkohësisht menaxherja e saj, Kris Jenner pasi thuhet e ka ndihmuar Kylie-n në rrugën drejt mashtrimit të statusit të miliarderes. Ndryshe nga Kylie që e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë, e ëma e saj është futur në panik dhe po e përjeton shumë keq.

“Kris, e cila raportohet se merr dhjetë përqind të marrëveshjeve të Kylie-t, është në gjendje paniku”, tha një burim për ‘The Sun’.Kris ka frikë se marka “Kylie’s Cosmetics” mund të njollosej përgjithmonë nga skandali në fjalë.Ajo po bën gjithçka që t’ia hedhin paq nga ky skandal, por Kylie në fakt nuk po shqetësohet aspak.Madje ajo ka bllokuar thirrjet e të ëmës dhe ka vendosur mos t’i përgjigjet më në telefon.Ishte mars i vitit 2019, kur “Forbes” e quajti Kylie Jenner miliarderen më të re në botë, falë të ardhurave nga kompania kozmetike, e cila shiti një aksion prej 600 milionë dollarësh në kompaninë Coty Inc.Por në raportin e fundit të “Forbes”, revista thotë se kompania “është dukshëm më e vogël, dhe më pak fitimprurëse, sesa familja ka kaluar vite duke udhëhequr industrinë e kozmetikës”.



1 Comment

  1. Hajdeni ne Shqiperi dhe bashkohuni me grenxat helmuese te ps se ketu mashtrimi eshte ushqim ditor.
    Ju reklamon kazani top qanell dhe ju mbeshtesin hafijet virtuale socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *