• |
ide | kryesore

Rasti i paprecedentë, zgjidh kontratën nga Koronavirus: “Prioritet për familjen”

-Instant, Sport



Lajmi i zgjidhjes konsensuale të kontratës (që do të skadonte në 30 qershorin e ardhshëm) të Edgar Barreto me Sampdoria pak ditë nga rifillimi i kampionatit të Serie A ka qenë një befasi për të gjithë, duke krijuar edhe rastin e parë që një lojtar merr këtë vendim për shkak të pandemisë. Shpjegimin e ka dhënë vetë lojtari paraguajan, që në një intervistë për Il Secolo XIX ka fajësuar Koronavirus: “Bëri një rrëmujë të madhe”.

“Zgjidha kontratën. Nuk ishin kushtet e duhura për rinovimin – ka thënë Barreto – Covid pastaj ngatërroi gjithcka … prioriteti për mua është ti jap qetësi familjes. Janë të shumta detajet, të mëdha e të vogla, që më shtynë të marr këtë vendim. Më erdhi keq që e mbylla kështu. Pa këtë virus të mallkuar do ta kasha respektuar kontratën”.

Barretto megjithatë nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli: “Nuk largohem. Po bëj kursin për trajner, por nëse më jepet mundësia dua të luaj akoma e të marr kënaqësi nga fusha. Nëse dikush mendon se zgjidha kontratën se nuk jam mirë fizikisht, gabohet”. Mesfushori ka treguar edhe eksperuiencën e vështirë me Koronavirus, me të cilin Barreto u infektua: “Isha me rrufë disa ditë, lodhje tek sytë, pastaj ndalesa. Frika ime e madhe ishte most a transmetoja tek familja. Edhe tani nuk dua të rrezikoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *