• |
ide | kryesore

Rritet çmimi i naftës në botë, ndryshimi do të reflektohet edhe në Shqipëri (S’kishte si ndodhte ndryshe)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
nafte4.jpg



Çmimi i naftës në bursat botërore vijoi rritjen për shkak të pritshmërisë për uljen e mëtejshme të prodhimit dhe rritjes së konsumit pasi shumë vende në mbarë botën po rihapin ekonomitë. Në bursën londineze, çmimi i një fuçie për dërgesë në gusht u rrit me 7.7 për qind duke arritur në 37.84 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia u rrit me 6.7 për qind duke arritur në 35.49 dollarë.

Në pesë javët e fundit, çmimi i naftës është rritur dukshëm sepse shumë vende i kanë lehtësuar masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pas rënies së madhe të muajit mars dhe prill për shkak të paralizimit të aktivitetit ekonomik, çmimi i një fuçie në bursat amerikane u rrit gjatë majit me 88 për qind, ndërsa në bursën e Londrës çmimi është rritur me 40 për qind, rritja më e lartë që nga marsi i vitit 1999.

Në vendin tonë ende nuk kanë filluar rritjet abuzive, por sa herë që çmimi ndryshon në bursa, kompanitë shqiptare reagojnë, duke e rritur edhe ato. Ndërkohë kur ka ulje, kompanitë shqiptare justifikohen se kanë rezerva të mëdha.

Konsumi për frymë mbetet ende i dobët krahas heqjes së kufizimeve për udhëtimet, të vendosura në shumë vende për penguar përhapjen e koronavirusit.

Nga fillimi i majit, ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Organizatës së vendeve eksportuese të naftës, OPEK-ut dhe prodhuesve të pavarur të kryesuar nga Rusia për ulje më të madhe të prodhimit, afërsisht me 9.7 milionë fuçi në ditë.

Takimi i rregullt i OPEK-ut dhe i aleatëve të saj është caktuar për në javën e dytë të qershorit. Arabia Saudite dhe disa anëtarë të OPEK-ut mendojnë ta vazhdojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit deri në gjysmën e dytë të vitit, por nuk kanë marrë ende mbështetjen e Rusisë.



1 Comment

  1. Po kur u ul dhe vajti -39 dollare fuçia pse nuk u ul ketu ? Nersa ngritjen e duan menjehere ?
    Ketij populli keshtu duhet me ja bo , biles sa here qe mbush makinen me nafte duhet me e qi edhe nje here ne bythe qe te thote baba dhe prap pak e kane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *