• |
ide | kryesore

Seanca gjyqësore për Moisi Habilaj vendoset më 17 qershor

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit të Katanias ka vendosur që seanca e rradhës e procesit gjyqësor për Moisi Habilaj do të mbahet më datë 17 qershor 2020.

Sipas burimeve për RTV Ora, në këtë ditë do të flasë prokurori i çështjes i cili do të diskutojë motivet e akuzës.

Ende nuk është përcaktuar data e diskutimit të palës mbrojtëse.

Moisi Habilaj ka lënë burgun më datë 28 maj 2020 duke kaluar në arrest shtëpie pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit të Katanias për të ndryshuar masën e arrestimit.

Gjykata e Apelit të Katanias pranoi kërkesën e avokatëve të Habilajve për të modifikuar masën e dënimit në shkallë të parë me 15 vite 5 muaj e 10 dite burg. Motivi kryesor është se Moisi Habilaj ka pranuar disa nga fajet e tij.

Moisi Habilaj ndodhet në urdhër arresti shtëpiak pranë një familjari në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Katanias

Në Itali procesi gjyqësor kalon në 3 nivele; shkalla e parë; Gjykata e Apelit e Gjykata e Cassazione ( Gjykata e Lartë)/ Ora



1 Comment

  1. Se mos perputhet seanca edhe me Saje Qorrin, ka koincidenca te cuditeshme politika mafioze, andaj gjerat edhe jane pergatitur per tu kopsitur sipas nen rrogozit Ramist me sherbyesit e korruptuesit qe i ka prane, e qe bashkepunon. Po ti beni rezymene e te gjitha ngjarijeve te droges, te tera jane hedhur poshte nga banditi Rama, jane anatemuar, e biles kane bere alibira deri sa jane zvarritur qe proceset te dalin ashtu si i ka pregatitur ai dv RAMAMe shtetin e kapur, me shtetin mafiz popullit i ka dale nje pune e madhe, qe me pak mundim, e durim, do i shporre hibridet rilindas qe qelben e mbyten europen me droge, e maskaralleqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *