• |
ide | kryesore

Sërish hije dyshimi mbi komisionet e Vetingut, paditet një tjetër gjyqtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-gjyqtarja e Apelit në Shkodër Hajrie Muçmataj kallëzon në SPAK gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Alma Faskajt. Muçmata e larguar nga KPK në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk arriti të kalonte vettingun në 3 shtyllat e tij ka kallëzuar sot anëtaren e KPK Alma Faskaj, për të cilën thotë se është shkarkuar nga KLD në vitin 1996. E njëjta akuzë si për gjyqtarin Luan Daci, i cili tashmë është pezulluar nga detyra në KPA.

Faskaj ka qenë anëtare e Komisionit që shkarkoi më 11 nëntor Muçmatën. Në kallëzimit e kësaj të fundit thuhet se, Faskaj ka punuar gjyqtare në Gjykatën e Lushnjës dhe është shkarkuar nga detyra, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Për largimin nga kjo detyrë, Muçmataj ka kërkuar informacion nga KLGJ.


4 Comments

  1. Nga puna e mire” e paster, e sinqerte , e drejte, e me vendimet e miqeve komisionere te huaj, paskemi shkelje, e anesi ne vendimet e vetingut, apo vete te atyre qe bejne vetingun, Keta, paskan qene te perlyer me keq nga ata qe kane dale me shkelje per 1000 leke me fatura, e pa shkelje ne detyre, Si kjo ,,, jane me shumice ne prokurori, e drejtesi, gjykate) Prandaj ky sistem , e metode drejtesie qe u ndoq eshte e deshtuar, e dikushi duhet te jape llogari, e te pagoje parate e milionave qe jane shpenzuar qe te kishim drejtesi te arrire e demokratike, e jo kete forme drejtesie te kapur nga mafia rilindase.

  2. Janë po të njëjtët, ata të cilët…

    …idealet e demokracisë, na i servirën të shkëlqyera për bukurinë dhe harmoninë e tyre dhe që u muarën nëpër këmbë nga po këta, të cilët nën trysninë e instinktive ataviste para arsyes e ligjit dhe e leverdive vetjake lakmitare dhe epshore e çuan këtë vend në kaos e degjenerim moral.

    … pushtetin, pasurinë, politikën e gjithçka që ekzistonte në Republikën e Shqipërisë, e trajtuan si pronë të vetën, e uzurpuan dhe e privatizuan duke abuzuar me vlerën reale të tyre, nëpërmjet djegieve, shkatërrimeve e falsifikimeve të dokumenteve për tjetërsimin e pronësive në industri, bujqësi, transport rrugor, hekurudhor, detar ajror, në mbrojtje etj…

    …shkatërruan gjithë infrastrukturën arsimore – kulturore e shëndetësore të shtrirë në të gjithë Shqipërinë: çerdhe, kopshte, shkolla, universitete e institute, spitale, qendra shëndetësore, teatro, vatra kulture, Kinostudio, biblioteka, ansamble folklorike, grupe popullore etj., duke i kthyer nga institucione edukimi e kulture në ngrehina të rrënuara. Një barbari e vërtetë e inspiruar nga këta kusarë biblikë…

    … instaluan një sistem drejtësie me gjyqtarë e prokurorësh kanibalë,të korruptuar e të pashpirt, një sistem grabitqarësh, pa nder e moral, kusarë dhe vrasës, “bunkerin mbrojtës” të kusarisë dhe makutërisë së tyre. Për të instaluar PADREJTËSINË. Projektin e kishit gati.

    …rekrutuan në sistemin e drejtësisë fshatarë të pagdhendur me një kurs plepash 6 mujor (“plepistët), krejtësisht të paaftë e për rrjedhojë, servila, të frikësuar, të përdorshëm me lehtësi. Të tillë u duheshin… që vendimet t’i merrnin sa hap e mbyll sytë, me po atë lehtësi që nxirrnin qurrat prej hunde dhe pastaj i fshinin në prapanicat e tyre…

    1. Duke lexuar komentin tënd o shoku komunist, mjafton që e ke mbyllur me historinë e “juristave të plepave”, për të dalë se Shqipërinë shkëmb graniti të socializmit botëror, e shkatëroi “Saliu”
      Një pyetje të thjeshtë kam për ty :
      Kur nuk gjeje as gazeta zotrote, me çfarë e fshije prapanicën në kohën e parajsës enveriste ?

  3. Dhe jo vetem prapanicen? Po kur dilje para drejtesise ne kohen e Enverit, kush ishin ata qe te hetonin, gjykonin dhe pastaj te denonin? Ishin ata qe kishin bere shkollen e partise. Goxha universitet! Dhe persa i perket shkolles se plepave, per kihen ishte e nevojshme se nuk mund te rrinin ne detyre ata qe kishin gjykuar e denuar krimet polituke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu