• |
ide | kryesore

Vasco da Gama ‘fole’ virusi: 16 futbollistë pozitivë me Covid-19

-Instant, Sport



Numrat e pandemisë që mbërrijnë nga Brazili janë gjithnjë shqetësuese e edhe bota e futbollit në vendin e sambas paguan pasoja e Koronavirus. Vasca da Gama ka bërë të ditur se 16 lojtarë të tyre (në 43 të testuar) kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 e tre të tjerë janë infektuar, por e kanë kaluar tashmë sëmundjen. Numra shokues që vijnë pikërisht në vigjilje të rifillimit të stërvitjeve pas një ndalese të detyruar prej dy muajsh.

Të gjithë lojtarët, indentiteti i të cilëve nuk është zbuluar, janë vendosur në izolim: “Kjo tregon vetëm se jemi duke bërë një punë të shkëlqyer, duke identifikuar infektimin tek sportistët tanë sa më shpejt të jetë e mundur – ka deklaruar klubi në një komunikatë për shtyp -Kjo na lejon të ndalojmë shpërndarjen e virusit”.

Lojtarët në shtetin e Rio de Janeiro mund ti nënshtrohen testeve fizike e të ndërmarrin rutinën e stërvitjeve individuale nga sot, por stërvitja me kontakt nuk është lejuar ende. Shtete të tjerë duhet të vendosin akoma kur klubet e tyre mund të rifillojnë stërvitjet në grup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *