• |
ide | kryesore

Zyrtari i Vetëvendosjes tregon të vërtetën për masat kufitare Shqipëri-Kosovë pas pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Arbër Zaimi 

Mbi shpifjet për masat kufitare Kosovë-Shqipëri:


1. Pagesa për dezinfektimin e mauneve ka qenë në fuqi qysh më përpara. Ajo është hequr sot. Për vetura të tjera nuk ka patur pagesë dhe as nuk do të ketë.

2. Karantina është hequr, dhe ata që e kanë gojën plot karantinë, mashtrojnë. Masat e reja nga qeveria e Kosovës janë publikuar dje. Udhëtarët që vijnë në Kosovë, nëjse janë testuar negativë në 4 ditët e fundit kalojnë pa problem. Nëse nuk janë testuar, duhet të nënshkruajnë një deklaratë ku zotohen për vetë-kufizim 7-ditor. Kjo është masë e rekomanduar nga ekspertët e shëndetësisë, sepse me kapacitetet shëndetësore nuk mund të përballohet hapja e menjëhershme. Rreziku i virusit është ende prezent, nuk është dobësuar e vaksina nuk është zbuluar.

3. Nuk ka kurrfarë izolimi të Shqipërisë nga ana e Kosovës, përkundrazi, qeveria e Kosovës dhe km. Kurti vazhdimisht i ka kërkuar qeverisë së Shqipërisë dhe km. Rama koordinim në nivel të lartë institucional për çështjet shëndetësore e ekonomike që lidhen me pandeminë. Por nga pala tjetër nuk ka patur interesim, dhe qeveria e Shqipërisë vendimet për mbylljen e kufijve e për hapjen e tyre, ashtu si dhe për çdo masë tjetër, i ka marrë pa u konsultuar e pa u koordinuar aspak me Kosovën. I vetmi koordinim ka qenë ai mes ministrave të Shëndetësisë, për çështje administrimi.

Si përfundim:

Kosova e Shqipëria do të duhej ta kalonin së bashku këtë krizë. Por qeveria e Ramës nuk deshi të koordinohet me Kosovën, deri në momentin kur iu tek për “turizëm patriotik”, sigurisht për shkak të “aleancës” me Thaçin. Lajmet e pavërteta nuk i bëjnë mirë kombit. Sinqeritet e transparencë duhet, jo dallavere e shpifje.

4 Comments

  1. Leni budallalliqet..S’do men qe kane qene ne fuqi me pare se ishte Covid, por meqe mbaroi ti kishit heq..Edhe kjo puna a turizmit patriotik eshte patetike. Nuk kemi nevoje per patriotizem, nuk kemi pas asnji here..

  2. Takse rruges ia vuri idioti per ne Kosove, qe paguajne shqiptaret nga ana jone kur shkojme ne Kosove, e kosovaret kur vijne ne shqiperi. Kurse kur shkojme ne kufi te Kosoves nuk paguajme asnje centiz. Pra kush e rrjep popullin e te dy shteteve Rama, apo qeveria e Kosoves? Per turizmin, nese nuk je i qarte, se sa te ardhura sjellin kosovaret per turizmin ne vendin tone, shihni statistikat, se kush vend ka sjelle me shume pushues ne Shqiperi. mos e ofendoni, e ulni patriotizmin kosovar sepse eshte shume here me lart se nga ne, pavaresisht shtetareve qe ngjajne me keta mashtruesit shtetare t tane.Per ceshtjen e kufirit, Kosova eshte shtet sovran, i organizuar, e nuk varet nga veprimi, apo mendi per urdhera se kur do Rama te hapet kufiri, e kur do ai te mbyllet. Rama kujton se ka rilindjen qe e perdredh, edhe me rregullat nderkombetare, por aqe e ka kutin e njohurise, apo te mendjemadhesise, paska edhe kosovare qe ia plasin ne sy.

  3. Per Ramen problem shqetesues eshte risia Kurti. Te tjerat jane garnitura per te cilen Rama shquhet, por Risia Kurti ka trondintur gjithe klasen politike shqiptare, te degjeneruar kudo qe jane. Me shume i interesuar per ta zhdukur “virusin” Kurti eshte vete Rama, i cili e ka nuhatur qysh heret qe risia Kurti eshte “bombe me sahat” per te e llojin e tij.

  4. Kurti shkoje per lesh ju i lepini bythen dhe kur ai gabon si ne rastin e 22eurove qe paguan cdo kamion por xixa si shpellkar I duhet ta mbroje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu