• |
ide | kryesore

34-vjeçari godet portën e komisariatit të policisë, nxjerr pistoletën kur hyn në oborr

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar sot në Elbasan, kur një 34-vjecar që udhëtonte me një automjet “Toyota”, ka goditur portën dhe ka hyrë në oborrin e komisariatit të policisë.

Më pas ka mundur të dalë nga mjeti me një pistoletë në dorë dhe ka bërë lëvizje të pakontrolluara., Polica thotë se ka mundur ta neutralizojë, ndërsa bëhet fjalë për një person në gjendje të rënduar psikologjike.


NJOFTIMI 

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu