• |
ide | kryesore

Arrihet akordi: Lautaro tek Barcelona për pesë vjet me dyfishin e pagës

-Instant, Sport



12 milionë për pesë vjet plus bonus. Ky është akordi mes Lautaro Martinez e drejtuesve të Barcelonës për tranferimin e argjentinasit në Katalonjë, për të luajtur në krah të Lionel Messi. Vullneti i Martinez për tu transferuar në Spanjë nuk ka qenë asnjëherë sekret, por tani e përditshme katalanase Mundo Deportivo e bën fakt të kryer akordin, duke publikuar edhe shifrat. Problemi mbetet gjithnjë i njëjti: të gjendet akordi me Inter.

Lautaro ka një klauzolë prej 111 milionë euro e Barcellona nuk dëshiron që ta mbulojë plotësisht, duke shpresuar që Inter të pranojë ndonjë lojtar në shkëmbim. Barça ka kërkuar një ulje nga klubi zikaltër për kartonin e lojtarit, që gjithsësi nuk duhet të zbresë poshtë 90 milionëve.

Lajmi për akordin me sulmuesin e Inter, vjen pikërisht pas atij për një fond të gatshëm të sponsorizojë Barcelonën për të arritur tek argjentinasi. Sipas Repubblica, partnerët financiarë blaugrana janë gati të mbështesin Barça në tratativën për Lautaron, për të arritur shumën e 111 milionë eurove. Natyrisht katalanasve do ti duhet edhe ndonjë shitje, si ato të Coutinho ose Semedo, për tu kthyer në kufijtë e Fair Play Financiar, por duket se Bartomeu e ka gjetur planin B: emrat janë ato të Werner, Cavani, Chiesa e Cunha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *