• |
ide | kryesore

Asnjë ofertë nga Liverpool: Werner i dërgon një mesazh Interit

-Instant, Sport



Timo Werner është njeriu i merkatos në këto moment, me sulmuesin gjerman autor të 25 golave në Bundesligë, që e ka bërë të qartë se të ardhmen e ka larg Leipzig. Në sfidën në distancë në merkato me Liverpool, sulmuesi gjerman në orët e fundit i ka dërguar një mesazh të rëndësishëm Interit përmes stafit të tij. Pavarësisht kujdesit personal të Jürgen Klopp, golashënuesi i Leipzig mban ende të hapur derën për zikaltrit, që ishin të parët që u interesuan për të ardhmen e tij. Disponibiliteti i lojtarit largon në këtë mënyrë shqetësimet e drejtorit sportiv zikaltër Piero Ausilio, që të premten e kishte konsideruar të humbur, duke e quajtur të përfunduar akordin me Liverpool.

Natyrisht lëvizjet e administratorit të deleguar Beppe Marotta e të Ausilio janë të lidhura ngushtë me dialogun me Barcelonën për Lautaro Martinez. Interesimi për Werner, ashtu si ai për Edinson Cavani, është në varësi të cështjes që po diskutohet me katalanasin. Vetëm kur drejtuesit blaugrana të përmbushin kushtin e klauzolës së kontratës së argjentinasit, Inter mund të nisë gjuetinë për zëvendësuesin. Në këtë moment nuk mund të përshpejtohet dhe Werner e ka të qartë. Është po aq e rëndësishme që Inter të qendrojë në garë për 24 vjecarin, që shumë e konsiderojnë një “sozi” të sulmuesit që Inter kërkon të zëvendësojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *